E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Bllokimi, dëmton edhe opozitën

Takimi Jenkins - Topalli

Jozefina Topalli, folësja e Kuvendit, ka zhvilluar një takim me Drejtorin për Zgjerimin e BE dhe Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme, në Mbretërinë e Bashkuar, Ouen Jenkins.

Topalli duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë në proceset integruese të Shqipërisë, ka theksuar se marrja e statusit të vendit Kandidat, përbën një inkurajim të jashtëzakonshëm për të gjithë shqiptarët në të ardhmen e tyre në BE.

Nga ana e tij, Jenkins, vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit, përpjekjet e vazhdueshme për përmbushjen e rekomandimeve të BE dhe qëndrimin e saj si faktor me ndikim në stabilitetin e rajonit.

Gjatë takimi është diskutuar edhe për reformat, ku Topalli shprehet se meqë më shumë se  90%  e punës është e përfunduar, bllokimi në fund i kësaj reforme, dëmton vendin, por edhe vetë opozitën. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›