E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ishit në grevë, s’morët pjesë në Kuvend, s’ka dieta

Topalli, deputetëve të opozitës

Përgjysmimin e pagës deputetët e Partisë Socialiste nuk e kanë pritur mirë dhe kanë startuar menjëherë që në krye të punimeve të seancës kritikat në drejtim të kryetares së Kuvendit. Nga ana e saj, kryeparlamentarja Jozefina Topalli deklaroi se përgjysmimi i pagës së deputetëve socialistë është bërë për faktin se gjatë muajit maj ata nuk morën pjesë në asnjë prej punimeve të seancës së Kuvendit dhe duke qenë në grevë nuk kanë konsumuar ushqim. “Dieta nuk morët se ishit në grevë urie e s’mund të hanit. Administrata e Kuvendit ka vepruar drejt dhe nuk ka shkelur asnjë rregull”, u shpreh kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Deputetët e opozitës bojkotuan për 1 muaj me radhë të gjitha seancat parlamentare të Kuvendit, duke u ngujuar në çadra ndërmjet selisë së Kryeministrisë dhe asaj të Kuvendit. Duke mos kryer asnjë prej detyrave të tyre, të ngarkuara këto nga elektorati që nga zgjedhjet e tyre më 28 qershor të vitit të kaluar, deputetët e opozitës kanë marrë si ndëshkim përgjysmimin e pagës mujore. Por, duke qenë se kjo nuk është pritur mirë nga deputetët e opozitës, të drejtën e tyre ata duhet ta kërkojnë vetëm tek kryetari i tyre, i cili prej muajsh tërë i ka lënë në mjerim financiar, duke i mbajtur sa në rrugë dhe sa pa ngrënë e pa pirë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›