Ishmi dhe Erzeni, në mëshirë të... firmave të inerteve
Firmat e inerteve prej disa muajsh vazhdojnë t’i bëjnë karshillëk ligjit dhe institucioneve të shtetit, duke shfrytëzuar shtretërit e lumenjve. Ndonëse pa pasur licencën përkatëse, ata vazhdojnë njëlloj si më parë shfrytëzimin përgjatë shtretërve të lumenjve të lëndëve të tyre inerte siç janë zhavorret, granili dhe rëra. Po ashtu edhe produktet e tyre për sektorin e ndërtimit vazhdojnë të tregtohen lirisht dhe pjesa më e madhe e atyre që i tregtojnë nuk u nënshtrohet detyrimeve fiskale. Sipas specialistëve, shfrytëzimi pa kriter i shtretërve të lumenjve ka shkaktuar edhe ndotjen e bregdetit, problem për të cilin është folur gjatë gjithë sezonit veror.
Ku ndodhen pikat e inerteve
Pranë lumenjve Erzen dhe Ishëm (të cilët përshkojnë një pjesë të mirë të territorit të Durrësit dhe më pas përfundojnë në det), prej vitesh ushtrojnë aktivitetin e tyre disa subjekte private. Një pjesë e tyre ndodhen jashtë territorit të Durrësit dhe 7 të tillë në territorin e Durrësit. Që të gjitha këto subjekte janë të licencuara dhe shlyejnë të gjitha detyrimet fiskale, por janë me dhjetëra e dhjetëra subjekte anonime të cilat grabisin inertet e lumenjve në mënyrë pirate dhe deri tashti nuk kanë pësuar asnjë sanksion ligjor. Kamionët e tyre jo vetëm natën, por edhe në mes të ditës shihen teksa ngarkohen me inerte dhe nisen për në destinacionet përkatëse. Një pjesë e tyre përfundon direkt në objektet që janë në proces ndërtimi e një pjesë në tregun e Shkozetit. Po atje gjenden edhe dhjetëra kamionë të ngarkuar me gurë themelesh e gëlqere, origjina e të cilëve janë malet e Krujës. Drejtuesit e kamionëve me targa KR dhe DR thonë se nuk kanë mjet tjetër jetese, ndaj shfrytëzojnë këtë burim që u ka dhuruar natyra. Mjafton të ndjekësh rrjedhën e lumenjve dhe përgjatë shtretërve të tyre, kudo ku ka mundësi komunikimi me rrugë, shikon kamionët të ngarkuar më inerte. Sulmi ndaj lumenjve në këtë pjesë të vitit është më intensiv pasi stina e shirave ka ardhur dhe pas tyre është më i vështirë ky proces për shkak të ujërave që mbushin shtretërit e lumenjve dhe nuk lejojnë kamionët të ngarkohen.
Verifikimet nga prefektura
Ishte Prefektura e Durrësit dy vjet më parë, që kreu një kontroll të befasishëm në disa pika dhe rezultatet ishin të menjëhershme. Kamionë të braktisur dhe buldozerë pa targa ishin trofetë e këtij aksioni. Por më pas, gjërat rrodhën si më parë. Piratët e lumenjve iu kthyen avazit të vjetër dhe vazhdojnë të punojnë qetësisht, duke furnizuar sektorin e ndërtimit me lëndët e para. Ndërsa institucionet që e kanë për detyrë që të kontrollojnë këtë aktivitet, as që duken kurrkund. Nga ana e tyre, firmat e licencuara të cilat kanë pjesën e luanit në këtë biznes, nuk ndihen hidhur me konkurrencën e pandershme që u bëhet pasi nuk duan zhurmë. Ato e dinë fare mirë se ky është një problem mjaft i ndjeshëm që po shkatërron mjedisin. Para 4 vjetësh, një fshat për pak sa përfundoi në lumë dhe u desh ndërhyrja e mjeteve të rënda si dhe hedhja e blloqeve prej betoni të cilët devijuan rrjedhën e ujit, duke shpëtuar jetën e 800 banorëve të fshatit.