Ishte i varfer, flijohet 38-vjecari
Lushnje- Nje 38-vjecar eshte gjetur i flijuar, ne pemen para shtepise se tij, nga bashkeshortja. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e dites se djeshme ne fshatin Rrapez te komunes Kolonje te Lushnjes, kurse policia dyshon se shkak mund te jete bere gjendja e veshtire ekonomike dhe papunesia qe po perjetonte i ndjeri, baba i kater femijeve. Burime zyrtare thane se viktima eshte Fatmir Halili dhe shkak i vdekjes ka qene shtrengimi ne fyt nga litari qe ka perdorur per t'u vetevarur.
Familjaret i treguan grupit hetimor se prej disa ditesh, Fatmiri ka qene shume i shqetesuar. Gjendja e tij shpirterore ishte renduar se tepermi gjate dites se hene. Ne oret e vona te mbremjes, ai nuk ka rene per te fjetur, por ka dale jashte shtepise. Bashkeshortja ka thene se ai ishte ngritur disa here dhe e fundit ka qene ne te zbardhur te dites. Ka kujtuar se Fatmiri po dilte per te gjetur ndonje pune, pasi here pas here perpiqej te gjente pune te ndryshme ne qytet, kryesisht ne ndertim.
Rreth ores 07:00 bashkeshortja ka dale nga shtepia per te bere punet e perditshme, por eshte ndeshur me trupin e te shoqit qe varej ne pemen perballe shtepise. E tmerruar nga skena ajo ka leshuar thirrjet per ndihme dhe fqinjet i jane gjendur ne pak minuta. Por nderhyrja per ta zbritur te ndjerin nga pema dhe derguar ne spital ka qene e kote, pasi ai kishte nderruar jete menjehere pas vetevarjes.
Per ngjarjen eshte njoftuar edhe policia vendore. Nje grup hetimor ka udhetuar per ne fshatin Rrapez, ku ka marre deshmite e familjareve. Ekspertet konstatuan se per te kryer flijimin, 38-vjecari kishte perdorur nje litar dhe rreth qafes kishte hematoma. Sipas raportit paraprak vdekja eshte shkaktuar nga asfiksia ne organet e frymemarrjes, si pasoje e shtrengimit prej litarit. Burime zyrtare thane se ne trupin e te ndjerit nuk ka pasur shenja te dhunes dhe shkaku i flijimit dyshohet se ka qene depresioni i shkaktuar nga gjendja e rrenuar ekonomike dhe papunesia.
Xhemil beharaj