Sherr mes dy grupeve, plagoset femija 10-vjecar
Durres- Sherri mes dy grupeve perfundon me plagosjen e nje femije 10-vjecar, qe luante se bashku me shoket e tij para pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 21:00 te mbremjes se hene, ne lagjen nr. 18 te Durresit, ndersa vetem dje pasdite policia mundi te ndalonte nje nga dy autoret e dyshuar te krimit. Burime zyrtare bene me dije se ne spital perfundoi i mituri J. K., me nje plage ne pjesen e siperme te gjymtyreve te kembes dhe pas nderhyrjes kirurgjikale, kaloi rrezikun per jeten. Autore te krimit u identifikuan Saimir Myftari, 26-vjec dhe Denis Hoxha, 27-vjec, te cilet kane qelluar me nje pistolete ne drejtim te B. Shkozes, 22 vjec, por pa mundur ta shenjestrojne. Policia bllokoi nje gezhoje dhe nje plumb te nje arme model 54 dhe shpalli ne kerkim dy te dyshuarit. Gjate marrjes ne pyetje te objektivit te atentatit te deshtuar, B. Shkozes, mesohet se sherri kishte nisur paraditen e te henes ne nje nga lagjet e qytetit, kur tre te rinjte ishin dehur ne lokal dhe me pas kishin nisur te debatonin. Ne pije e siper jane perleshur me njeri-tjetrin me grushte e shkelma. Ne shenje hakmarrjeje dyshohet se Hoxha dhe Myftari kane vendosur te sulmojne me arme Shkozen, tek pallati i tij. Ndersa e kane ndjekur ne mbremje, ata i zune prite duke e qelluar sapo doli te hyrja e pallatit, por aty kane qelluar mbi te miturin.
E. Arapi
Ndalimi
Policia e Durresit njoftoi dje se rreth ores 15:00, arriti te kapte te dyshuarin Denis Hoxha, nje prej autoreve te plagosjes te femijes 10-vjecar, gjate atentatit ndaj kundershtarit te tyre B. Shkoza. Hoxha u kap ne vendin e quajtur "Tre cezmat", ndersa vijojne kerkimet per kapjen e te dyshuarit Saimir Myftari.