E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbin kontrollin, vdesin dy te moshuar

Dy aksidente me pasoje po kaq te vdekur, kane ndodhur brenda gjashte oreve ne Lushnje dhe Gjirokaster. Policia tha se shkaqet jane humbja e kontrollit te mjeteve nga drejtuesit ne udhetim e siper, ku ne nje rast shoferi kishte nisur te dremiste ne timon. Ngjarja e pare ka ndodhur ne aksin Lushnje-Fier rreth ores 23:00 te se henes, kur ne afersi te Kolonjes, ne rrethrrotullimin e ketij fshati, automjeti tip "Benz", me targa LU 0956 C, qe drejtohej nga Kimet Kaja, 60 vjec, ka goditur nga pas nje trailer me targa FR 3315 A, qe drejtohej nga Altin Rama. Burime policore pohuan se drejtuesi i autovetures ka qene me shpejtesi shume te madhe dhe mendohet se ka qene ne gjume ne ato momente, kur ka goditur tralerin. Per pasoje makina eshte demtuar rende, duke shkaktuar vdekjen e menjehershme te drejtuesit. Por eshte dashur nderhyrja e zjarrfikesve per te prere pjeset e makines se shtypur, me qellim nxjerrjen e te ndjerit. Ngjarja e dyte ka ndodhur duke u zbardhur dita e djeshme, ne aksin kombetar Tepelene-Gjirokaster, prane vendit te quajtur "Serat e Mashkullores". Automjeti tip "Fiat Bravo", me targa greke YPE 5095, i cili drejtohej nga Thanas Caca, banues ne Korce, ndersa udhetonte ne drejtim te Kakavijes, ka dale nga rruga dhe per pasoje ka vdekur 74-vjecari Caca, qe udhetonte i vetem drejt Athines.

Xh. Beharaj/B. Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›