Nena, braktis foshnjen 7-diteshe
Fier- Foshnja braktiset nga nena, tek shkallet e godines se ushtarakeve ne Fier, kurse policia nis hetimet per te identifikuar dhe vene para pergjegjesise penale te dyshuaren. Femija i seksit mashkull, ka ardhur ne jete vetem nje jave me pare, ndersa ka qene nje kalimtar i rastit qe dilte nga banesa e te afermit te tij, qe degjoi te qarat e te sapolindurit. Burime zyrtare bene me dije se femija eshte lene ne qender te qytetit, ne oret e pikut te vapes. Kur ka pare se afer nuk gjendej asnje grua apo person qe ta kerkonte foshnjen, me te ne krah, M. Sharra i eshte drejtuar Komisariatit te Fierit. "Gjeta kete femijen e mbeshtjelle me batanije, tek shkallet e Shtepise se Ushtrise dhe mendoj se e kane braktisur", u ka thene qytetari, uniformave blu. Menjehere nje oficere dhe eksperte te policise kane nisur hetimet, duke e klasifikuar vepren si "braktisje te qellimshme te femijeve". Per ngjarjen eshte njoftuar edhe materniteti i qytetit, ku me pas i vogli eshte sistemuar dhe nenshtruar analizave.
"Po zbrisja nga pallati me numer 17, pasi kisha shkuar tek nje miku im, kur degjova prane shkalleve te qarat e nje bebeje", ka deshmuar Sharra per efektivet e policise. Ai mohoi te kishte pare ndonje grua, qe braktiste femijen dhe ka pritur per disa minuta, qe dikush t'i afrohej per te marre femijen.
Foshnja eshte vizituar nga mjeku i rojes dhe mesohet se nuk eshte konstatuar ndonje defekt apo semundje, nga e cila mund te vuante. "Foshnja mendojme se ka lindur gjate javes se fundit", u shprehen mjeket e maternitetit per gazeten "KJ". Grupi hetimor ka kerkuar te gjithe emrat e nenave, te te lindurve te seksit mashkull gjate 15 diteve te fundit. I njejti veprim eshte kryer edhe nga policite ne komisariatet e qarkut, si ne Mallakaster, Patos, apo Lushnje. Pritet qe nepermjet verifikimeve te orareve, datave dhe emrave te nenave, te mundesohet gjetja e te dyshuares qe mund ta kete braktisur foshnjen ne qender te qytetit. Por ekziston edhe nje tjeter piste, qe femija te mos kete lindur ne maternitet dhe ne kete rast, zbardhja e ngjarjes behet me e veshtire per policine.
Xhemil Beharaj