Konflikti per pronen, kanos xhaxhane me arme
Durres- Nipi dyshohet se ka kanosur xhaxhane, gjate nje konflikti te vjeter per motive pronesie. Pas denoncimit te kryer ne Komisariatin e Durresit, policia beri ndalimin e 31-vjecarit Edmond Bushaj. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne fshatin Biz-Ishem, kurse akuza e ngritur eshte ajo e "kanosjes me arme zjarri". Sipas denoncimit te te demtuarit G. Bushaj, 49-vjec, konflikti ka nisur pasditen e se henes ne komunen Ishem dhe shkak ka qene pronesia per nje siperfaqe toke. Ne debat e siper, nipi ka nxjerre armen e zjarrit duke ia drejtuar xhaxhait, po per fat te mire nga konflikti mesohet se nuk ka pasur te lenduar. Ne vendngjarje ka shkuar nje grup hetimor i Policise se Durresit, qe beri ndalimin e 31-vjecarit, i cili mohoi akuzen e ngritur per kanosje. Burime zyrtare bene me dije se gjate kontrollit te ushtruar ne banese, eshte bere e mundur edhe gjetja e armes se krimit, nje pistolete. Mbi 31-vjecarin rendon akuza e "armembajtjes pa leje", si dhe "kanosjes me arme zjarri".
E. Arapi
E. Arapi