Shkojne per urim, iu plackiten 500 mije leke
Fier- Shkojne per urim tek i afermi i tyre, por ne kthim gjejne shtepine e bastisur nga hajdutet qe iu kishin perlare edhe 500 mije leke, kursime te viteve te fundit. Ngjarja ka ndodhur oret e para te mengjesit te djeshem ne zonen e Levanit ne Fier. Burime zyrtare konfirmuan se moren denoncimin nga Fatmir Sh., i cili kerkoi ndihme per kapjen e hajduteve te pasurise se tij. Ai ka marre ne telefon sallen operative, duke pohuar se persona ende te pa identifikuar kishin hyre ne banese dhe ne sirtarin e komose ne dhomen e gjumit, i kane marre shumen e 500 mije lekeve. Gjate marrjes ne pyetje, pronari i shtepise ka thene se ndodhej se bashku me bashkeshorten, tek nje kusheriri i tij ne Vlore per urim dhe jane kthyer ne mbremje. Nje grup hetimor ka keqyrur vendngjarjen, me qellim zbulimin e gjurmeve. Orendite shtepiake jane gjetur te levizura nga vendet e tyre. Policia tha se nuk ka gjetur gjurme gishtash ne vendin e ngjarjes, ndersa po heton per te kapur autoret e krimit. Ekspertet dyshojne per vjedhje nga ndonje i aferm i familjes, qe ka pasur dijeni per shumen e parave, ose per nje ngjarje te sajuar.
Xh. B.
Xh. B.