E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Me emigrantë të paligjshëm në makinë, në pranga i riu nga Shkodra

Një i ri ka rënë në pranga të policisë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Sipas njoftimit të policisë, 21-vjeçari me iniciale O. T., banues në fshatin Barbullush, Shkodër u kap tek rrethrrotullimi i Hotit, me 3 emigrantë të paligjshëm në mjet, me qëllim kalimin e kufirit kundrejt pagesës.

“Ky shtetas u kap në flagrancë tek rrethrrotullimi i Hotit, Malësi e Madhe, teksa transportonte me automjet, 3 shtetas nga Pakistani, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›