Kreu i shtetit takohet me Thimjo Kondin
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka pritur dje në një takim kryetarin e Gjykatës së Lartë, Thimjo Kondi, i cili përfundoi mandatin e tij pranë kësaj gjykate. Presidenti Topi ka vlerësuar punën disavjeçare të Kondit në krye të Gjykatës së Lartë, por edhe eksperiencën e tij si profesionist i fushës. Nisur nga kjo eksperiencë e gjatë profesionale, Presidenti i Republikës ka shprehur besimin se bashkëpunimi me Kondi do të vijojë edhe në të ardhmen. Nga ana e tij Kondi e ka falënderuar presidentin Topi për pritjen e mbështetjen dhe e ka siguruar për gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin me Kreun e Shtetit.
11 Qershor 2008