Ishte shpallur ne kerkim per vjedhje, ekstradohet Baha
Tirane- Nje 29-vjecar eshte ekstraduar dy dite me pare nga Spanja per vepren penale te “vjedhjes me arme te kryer ne bashkepunim”. Mandi Baha, 29-vjec, lindur ne Xibrake, Elbasan, eshte sjelle ne vendin tone nga Interpol Tirana ne bashkepunim me Interpol e Madritit. Mesohet se 29-vjecari ishte shpallur ne kerkim nderkombetar prej 11 vitesh. Sipas policise, Baha eshte denuar nga Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr. 135, te dates 6 korrik te vitit 1999, me 6 vjet burg per kryerjen e vepres penale te “vjedhjes me arme te kryer ne bashkepunim”. Sipas vendimit te dhene ne ate kohe nga gjykata 29-vjecari, eshte denuar pasi ne bashkepunim me disa shtetas te tjere, me daten 21 korrik te vitit 1998, te maskuar dhe te armatosur kane grabitur pasagjere te rastit, ngjarje kjo e ndodhur ne vendin e quajtur “Kanali me kama”, ne te dale te Elbasanit. Sipas vendimit i denuari dhe bashkepunetoret e tij, dyshohet se nen kercenimin e armeve t’i kene marre pasagjereve te fugonave sendet e tyre persona si dhe te hollat qe kishin me vete. Nderkohe qe pas grabitjes i kane lene te lire. Policia e Shtetit ben me dije se Baha u arrestua me daten 16 shkurt te vitit te kaluar, me qellim ekstradimin ne vendin tone. I denuari eshte sjelle ne aeroportin “Nene Tereza”, Rinas, ku edhe eshte pritur nga perfaqesues te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve.