Hiqeshin si agjente te Interpolit, mashtruan 100 qytetare
Tirane-Dy persona qe hiqeshin si agjente te Interpolit dhe mashtronin dhjetera persona, kane rene ne prangat e policise. Operacioni i koduar “Agjenti i rreme”, u finalizua pasditen e djeshme rreth ores 18.30, nga Drejtoria Kunder Krimit Financiar ne Departamentin kunder Krimit te Organizuar dhe Krimeve te Renda ne bashkepunim me njesine e perbashket hetimore prane Prokurorise se rrethit gjyqesor Tirane. Personat e arrestuar jane Fatmir Fllaga, 55 vjec, lindur dhe banues ne Tirane dhe Adriana Ura, 26 vjec, lindur ne Shkoder dhe banuese ne Tirane. Jane dashur 2 muaj hetime intensive te policise dhe prokurorise qe te faktohej, veprimtaria e paligjshme e ketyre personave. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Fllaga dhe Ura, ne bashkepunim me njeri-tjetrin duke u prezantuar sikur perfaqesonin Zyren e Interpolit Nderkombetar ne Ministrine e Drejtesise, kane mashtruar rreth 100 qytetare, te cileve u premtonin se do t’i punesonin si agjente te Interpolit, duke perfituar prej tyre shuma te konsiderueshme ne para. Nderkohe viktimat e mashtrimit te tyre, i pajisnin me dokumente identifikimi dhe pasaporta diplomatike false. Sipas policise, Fatmir Fllaga dhe Adriana Ura kishin krijuar nje staf zyre me financiere e punonjes te tjere dhe u paraqiteshin qytetareve, sikur financoheshin nga shtetas te huaj, me Drejtor te Pergjithshem nje person me emrin e rreme Romollo Berluskoni. Ne momentin e arrestimit ketyre shtetasve iu sekuestrua nje sasi e konsiderueshme dokumentesh dhe provash materiale, te cilat i perdornin per kryerjen e vepres penale. Ndaj dy te arrestuarve, Fatmir Fllaga dhe Adriana Ura, eshte ngritur akuza e mashtrimit te kryer ne bashkepunim dhe falsifikimit te dokumenteve.
Duke u nisur nga zbulimi i disa rasteve te mashtrimit te qytetareve, Policia e Shtetit i ben apel atyre te tregohen te kujdesshem e te mos bien viktime e mashtrimeve. Njekohesisht fton qytetaret qe te denoncojne prane strukturave te policise, te gjitha rastet abuzive
Te arrestuar
Fatmir Fllaga, 55 vjec, lindur dhe banues ne Tirane
Adriana Ura, 26 vjec, lindur ne Shkoder dhe banuese ne Tirane
Mashtrimi
Te arrestuarit duke u hequr si agjente te Interpolit, kane mashtruar rreth 100 qytetare, te cileve u premtonin se do t’i punesonin si agjente te Interpolit, duke perfituar prej tyre shuma te konsiderueshme ne para.