E Diel, 1 Nëntor 2026

Ishuj të lirë dhe të mirë, media amerikane komenton krizën në Greqi



Kriza ekonomike e cila e ka vënë shtetin helen në vështirësi të mëdha duket se do t'i kushtojë shtrenjtë. Rreth kësaj krize që është kthyer në një luftë dhe përleshje midis policisë dhe qytetarëve ka shkruar dhe media amerikane sic është prestigjozja "New York Times" dhe "Channel 4 News". E veçanta e këtij paqsqyrimi është se media amerikane ka ironizuar Greqinë me anë të vendosjes së çmimeve dhe tabelave për shitje, zona më të rëndësishme të Greqisë ndër të cilat mjafton të përmendet Akropoli. Kështu Greqia ofron ishuj të mirë dhe të lirë për të mbijetuar. Tashmë qeveria po sheh çdo mundësi të mundshme për ta kaluar këtë krizë dhe më e veçanta është se dy prej deputetëve grekë kanë gjetur si zgjidhje, shitjen e ishujve vetëm që ta përballojnë këtë krizë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›