Thaçi "Integriteti territorial i Kosovës i paprekshëm"

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi duke komentuar zërat se po përgatiten bisedime ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se ndarja e Kosovës do të hapte çështjen e ndryshimit të kufijve në Ballkan.
Prandaj, sipas tij, askush nuk është i interesuar për hapjen e kësaj çështjeje:
"Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm, i njohur dhe i garantuar ndërkombëtarisht dhe Kosova me këta kufij do të integrohet në NATO dhe në BE," ka thënë kryeministri Thaçi.
Sipas tij, Kosova është e gatshme që të bisedojë për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë, por kurrë nuk do të pranojë të bisedojë për statusin e Kosovës.
"Mund të bisedojmë si dy shtete të pavarura për çështjet konkrete në interes të dy vendeve," ka thënë kryeministri Thaçi.
Sipas ministrit kosovar të punëve të jashtme, Skënder Hyseni, tema e ndarjes është lançuar nga Beogradi për të parë reagimet në Kosovë. Por sipas tij "Nuk ka ndarje të Kosovës" sepse kjo do ta destabilizonte gjithë rajonin."