E Shtunë, 31 Tetor 2026

Identifikohet kufoma e gjetur ne Fier

FIER- Identifikohet kufoma e gjetur pasditen e sotme në lagjen ‘Kryengritja’ në Fier. Mësohet se trupi i gjetur i përket shtetasit Taullah Koci, 57 vjec.
Koci ishte duke punuar në një pallat kur ka rënë nga kati i dytë.
Kalimtarë të rastit kanë gjetur 57 vjecarin në gjenjde të rënë dhe menjëherë e kanë dërguar drejt spitalit por ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia bën të ditur se viktima është banor i qytetit dhe njihej si usta në fushën e ndërtimit. Trupi i pajetë u përcoll në morgun e qytetit ku mësohet se identifikimi i tij është bërë përmes një dokumenti që iu gjet me vete.

Fier, gjendet i vdekur nje person i paidentifikuar
15:32- Gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore një 60-vjecar në qytetin e Fierit, i cili më pas ka humbur jetën në spital.
Lajmi bëhet i ditur nga policia e qytetit, e cila është njoftuar nga spitali rajonal. Mësohet se viktima ishte gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore nga kalimtarë të rastit dhe më pas është dërguar në spital ku edhe ka humbur jetën.

Sipas policisë viktima është i paidentifikuar ende, rreth 60 vjec, i seksit mashkull dhe i gjatë rreth 1 metër e 70 centimetra. Trupi i pajetë aktualisht ndodhet në morgun e qytetit të Fierit dhe nuk rezulton të ketë shenja dhune.

Dëmtimi i organeve të brendshme ka bërë që fillimisht të mendohet se shkak i vdekjes së tij ka qënë rënia nga lartësia.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›