"NYT": SHBA sulme "godit dhe mbathja" në Somali
Forcat speciale amerikane janë gati të ndërhyjnë në Mogadisho, për të mbështetur qeverinë në ofensivën kundër militantëve islamikë.
Lajmin e bën të ditur "New York Times", që citon një burim nga Pentagoni. Sipas këtij të fundit, forcat amerikane mund të jenë angazhuar në operacione ajrore dhe sulme të tipit "godit dhe mbathja".