E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papunësia në SHBA në shkurt nuk u përkeqësua

Byroja amerikane e Statistikave të Punës thotë se ekonomia humbi 36 mijë vende pune më shumë nga sa kishte krijuar gjatë shkurtit. Shumë analistë thonë se ky është lajm i mirë, sepse pritej një humbje dyfish i vendeve të punës.

Kjo përllogaritje ishte bazuar kryesisht në dy stuhi të mëdha dëbore, që pezulluan punën për disa ditë për shumë biznese në zonat e Filadelfias dhe Washingtonit.

Por byroja thotë se nuk është e qartë se sa ndikoi moti i keq tek papunësia, sepse shumë njerëz që nuk mund të shkonin në punë, ende figurojnë si të punësuar.

Po ashtu, shifrat e fundit ndryshojnë prirjen e përmirësimit gradual në muajt e fundit, ndërkohë që Byroja amerikane e Statistikave të Punës thotë se një total prej 14.9 milion amerikanësh ende janë të papunë. Ohn Lonski është analist me shërbimin Moody’s Investors.

“Ekonomia amerikane mund të jetë në përmirësim, por tregjet e punës janë ende keq”, theksoi Lonski

Por zyrtarët mbeten optimistë. Gjatë një fjalimi para se të publikoheshin statistikat e fundit, presidenti i Rezervës Federale amerikane të Çikagos, Charles Evans, tha se hapja e vendeve të punës shpesh është gjeja e fundit që përmirësohet pas recesionit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›