E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ishull Shëngjin, ekspertët e mjedisit paralajmëruan për situatën

Erozioni në zonën e Kune Vainit në Lezhës, i kishte dhënë shenjat e alarmit kohë më parë, pasi uji i detit kishte nisur të deportonte për në lagunë, duke fituar terren.
Vetëm disa muaj më parë, specialisti i mjedisit, Jak Gjini gjatë një interviste për "Ora News", duke folur për fenomenin shqetësues përmendi atë që sot është realitet, në zonat e Lezhës.
Gjatë intervistës të dhënë për "Ora News" më 30 nëntor, Gjini, tha se deti po merr çdo ditë sipërfaqe toke, ndërsa rrezikon deportimin drejt zonave të banuara.
Vetëm në zonën e Kune Vainit, deti përparon çdo vit me të paktën një metër në kurriz të sterës, ndërsa përparimi sa vjen dhe rritet
Por, duket se shenjat u nënvlerësuan, dhe fenomeni nuk u morr kurrë me seriozitetin që kërkonte.
Masat e kërkuara nga specialistët nuk u zbatuan, ndërsa parashikimi i specialistëve të mjedisit u bë realitet.
Megjithëse ekstrem, rasti i përmbytjeve në Ishull Shënjgjin duhet të mjaftojë për nxjerrjen e mësimeve se ndryshimet klimaterike po ndikojnë edhe në ekosistemin e vendit tonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›