E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre debutues ne miqesoren me Gjeorgjine

Gjeorgjia do të ketë jo një rishtar, por tre. Këta janë vlonjati Hair Zeqiri, elbasanasi Armando Sadiku si dhe tiranasi Edgar Çani, ndërsa trajneri Xhani De Biazi nxorri listën e lojtarëvë që do të marrin pjesë në miqësoren e 29 shkurtit në Tbilisi. Në listën me 19 futbollistë janë vetëm 2 portierë, Ujkani dhe Shehi, si edhe 5 lojtarë nga Superliga shqiptare, përfshi Osmanin, Muzakën, Veliun dhe Gilman Likën.
Sulmuesi Ahmed Januzi është thirrur për të zëvendësuar të dëmtuarin Erion Bogdani, ndërsa në ekip është edhe lojtari sulmues i Këlnit, Odise Roshi, që ka arritur të shënojë një gol dhe të japë një asist në Bundesligë në një minutazh jo të madh që ka pasur në dispozicion.
Zeqiri ka shënuar 3 gola këtë sezon për Rizesporin duke tërhequr vëmendjuen e trajnerit italian, por po De Biazi ka mbetur i kënaqur edhe nga golat e Edgar Çanit dhe Armando Sadikut, përkatësisht në Poloni dhe kategorinë e dytë të Zvicrës.
Përballja në Tbilisi më 29 shkurt do të jetë ndeshja e parë e trajnerit të ri, De Biazi, në stolin e kombëtares shqiptare, ndërsa takimi i fundit i luajtur nga kuqezinjtë ishte një barazim 0-0 në fushën e Maqedonisë, nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm, Xhemal Mustendanagiç.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›