Islami Gashi Jam kunder perjashtimeve por jo kunder PS-se
Deputeti i PS-se per Durresin Hazir Gashi ne nje prononcim te tij per standard ka shprehur edhe njehere qartazi se ka votuar kunder perjashtimit te deputetit Kastriot Islami nga PS-ja duke argumentuar voten e tij me faktin se ai eshte kunder perjashtimeve nga grupimi parlamentar por kjo nuk do te thote sipas tij se ai eshte kunder PS-se. Gashi ishte nje prej deputeteve qe ka qene edhe me heret kunder cregjistrimit edhe te deputeteve te tjere njeheresh edhe kunder cregjistrimit te Kastriot Islamit nga grupi parlamentar i Partise Socialiste. Deputeti Gashi i pyetur nga standard lidhur me voten e tij kunder deklaroi Vendimi im per te mos votuar pro perjashtimit te kolegut ka lidhje me ruajtjen e nje fryme harmonie brenda grupit parlamentar sinqerisht nuk eshte se isha kunder grupit parlamentar dhe pro Kastriot Islamit vendimi per ta perjashtuar nje deputet e gjykova si mase te forte une thjesht mendova qe ta zbusim pak por nuk ja arritem fitoi vota e shumices personalisht une nuk kam ndonje fare miqesie me Islamin por u nisa nga deshira e mire per te qene grup bashke me erdhi zor me kete vendim per ta perjashtuar nje deputet ishte mase e rende. Ne te njejten kohe deputetit socialist pohoi se vota e tij kunder u shoqerua edhe nga disa kolege te tjere te grupit parlamentar. Bashke me mua kunder kane qene edhe deputeti Tom Doshi edhe pse ne nje lloj tjeter kundershtimi si edhe Arben Malaj e Marko Bello. Deputeti socialist Hazir Gashi njihet si njeri me integritet brenda grupimit parlamentar ku ai ben pjese duke mos qene pjese e asnje koniunkture brenda atij grupimi. Kam votuar dhe do te votoj gjithmone sipas bindjes time si deputet dhe asnjehere nuk mund te dirigjohem nga askush duke mos u ndare nga grupimi im parlamentar por ama duke votuar sipas arsyes time politike.