E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: Ka tendencë për përjashtime në PS

Deputeti i PS-së Kastriot Islami u shpreh për "Ora News" se ka një tendencë në PS për përjashtime dhe për të goditur kundërshtaret. Sipas tij Partia Socialiste është tronditur thellë dhe se ekziston frika që procesi për zgjedhjen e kryetarit të jetë jolegjitim.
PS-ja dallonte nga partitë e tjera për shkak të frymës demokratike dhe është hera e parë që të gjitha gjërat janë bërë me forcën e njëshit" theksoi Islami. Ai gjithashtu shtoi se shumica e delegatëve nuk janë dakort me atë çfarë po ndodh në PS duke paraqitur edhe idsa nga defektetqë sipas tij janë vendimi i kryetarit për të shkelur statutin dhe për të kandiduar, mosmbledhja e kryesisë për mospranimin që kongresi të bëhej i hapur për mediat. "Ne kemi mbi 300 firma dhe 200 të tjerë janë të gatshëm për ta firmosur por kanë frikë të shënojnë emrin, fakti që njerëzit kanë frikë për ta ngritur dorën tregojnë që gjërat nuk po shkojnë mire" theksoi Islami

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›