Kongresi, Ruçi mban fjalimin e hapjes

Kryetari i Asamblesë së PS-së Gramoz Ruçi në fjalën e hapjes së Kongresit të Jashtëzakonshëm është shprehur se sot e gjithë vëmendja është përqëndruar në punimet e Kongresit. Sipas tij Partia Socialiste është e vetmja parti më demokratike, më moderne dhe më europiane e cila është edhe forca kryesore në vend.
Sot ne këtu nuk jemi për të dhënë një shfaqje dhe për të kryer një akt formal por për të punuar për qëndrimin politik të PS-së, për administrimin e kandidaturave për zgjedhjen e kreut të PS-së theksoi Ruçi duke shtuar se i kërkoj çdo anëtari të jap kontributin e tij të çmuar.
Më tej Ruçi theksoi se "kam bindjen se pas këtij kongresi do të ndihemi më të fortë dhe do të vazhdojë të luftojë për këtë vend i cili është marrë peng".
Gjithashtu Ruçi i ka bërë thirrje delegatëve të PS-së të shfaqin mendimin e tyre se përse PS-ja nuk mundi të fitojmë sfidën e zgjedhjeve, duke shtuar se kërkon të verifikohet se përse PS-ja nuk mundi të përkthejmë në votë besimin e shqiptarëve që pushteti të shkonte majtas.
"Ky Kongres do të na bëjë më të ndërgjegjshëm dhe me vullnetin për të përballuar problemet tona të brendshme theksoi Ruçi duke shtuar se jemi dëshmitar që PS-ja është e hapur për çdo mendim progresist dhe se PS-ja është e vetmja forcë që nxit dhe pranon debat brenda saj" .