Vazhdon punimet Kongresi i Partisë Socialiste

Vazhdon punimet me dyer të mbyllura Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste në Pallatin e Kongreseve. Ndërkohë ka pasur një sërë zhvillimesh në punimet e Kongresit siç janë mosfutja në rendin e ditës e propozimeve të deputetit Ben Blushi dhe mbështetësve të tij dhe dorëzimi zyrtarisht i kërkesës për kandidim i deputetit të PS-së Arben Malaj. Gjithashtu sipas informacioneve në momentin që ka marrë fjalën deputeti Blushi kreu aktual Rama ka dalë nga salla e Kongresit dhe në hollin e Pallatit të Kongreseve ka takuar delegatët të cilët janë edhe mbështetës të tij.