Kongresi hedh poshtë paketën "Blushi"

Kongresi i Jashtëzakonshëm ka hedhur poshtë paketën e ndryshimeve të statusit të propozuara nga deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi, duke mos e futur në rend dite.
Në kongres është hedhur poshtë propozimi i deputetit Blushi duke e votuar vetëm me 31 vota kundrejt 1500 delegatëve që marrin pjesë në Kongres.
Gjithashtu, Kongresi ka miratuar rendin e ditës e miratuar nga Asambleja Kombëtare të PS-së, ndërsa vijon punimet me dyer të mbyllura. Propozimet e deputetit socialist Ben Blushi dhe mbështetësve të tij synonin ndryshime në statutin e partisë, ku një ndër pikat ishte edhe largimi i kryetarit nëse humbet zgjedhjet.