E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: Me Ramën çdo formulë koalicioni e nxjerr humbëse PS-në në 2013-ën

05-09-2012 / Gazeta 55

Ish sekretari për çështjet zgjedhore në PS, Kastriot Islami/“Mosbesimi ekstrem e përçarja e thellë e së majtës dhe kapja e PS nga një grup klientelist ka krijuar një dukuri sa paradoksale në pamje të parë, aq të pritshme e fataliste në realitet”

“Partia Socialiste nuk i fiton zgjedhjet edhe nëse arrin të bashkojë të majtën”. I këtij mendimi është një prej ish figurave kryesore të selisë rozë, ish kryetar i Kuvendit, disa herë ministër në qeveritë socialiste, sot deputet i pavarur, Kastriot Islami. Sipas tij, “e vetmja shpresë për Ramën është që e djathta t’i humbasë vetë zgjedhjet e 2013”. Ish deputeti socialist thekson se ky qëndrim i dyanshëm tërësisht negativ rreth mundësive të PS për fitoren e zgjedhjeve të 2013-ës, vjen si rezultat i mosbesimit ekstrem e përçarja e thellë e së majtës dhe kapja e PS nga një grup klientelist ka krijuar një dukuri sa paradoksale në pamje të parë, aq të pritshme e fataliste në realitet. “Sa herë e majta është e përçarë (zgjedhjet e vitit 2005, 2009, 2011), PS rezulton humbëse; dhe kur e majta bashkohet (zgjedhjet e vitit 2007), çuditërisht e majta rrudhet, PS rrudhet dhe vetëm LSI rritet në kurriz të PS; më shqetësues është fakti që nga rrudhja, e majta rezulton më e vogël se e djathta. Një dilemë e vështirë për të marrë përgjigje nga Rama dhe klientela e tij, për arsyen e thjeshtë se Rama, duke qenë vetë problemi, nuk mund të kthehet në çelës të zgjidhjes. E thënë më direkt, përderisa PS do të drejtohet nga Rama dhe klientela e tij, ka shumë pak gjasa, për të mos thënë aspak, që e majta të bashkohet, por edhe nëse bashkohet, e majta dhe PS do të rrudhen; Për rrjedhojë, PS do të rezultojë fatkeqësisht në çdo rast humbëse”- thotë Islami. 

Sipas tij, në mënyrë më lakonike mund të thuhet se “nëse e majta mbetet e përçarë, PS është në opozitë (përfundim i natyrshëm”. “Dhe nëse e majta bashkohet, me shumë gjasa e djathta qëndron në pushtet (përfundim në dukje paradoksal, por i vërtetuar në 2007-n”- vëren deputeti Islami. Ai e arsyeton qëndrimin e tij, me faktet elektorale të 2007-ës, ku edhe pse e majta ishte e bashkuar, sërish koalicioni i Partisë Demokratike rezultoi me 61 mijë vota më shumë, çka e përkthyer në mandate parlamentare, do të thotë numra “pro” së djathtës. 

Ai e akuzon Ramën se ka demonstruar në selinë rozë një politikë mediokre, duke zëvendësuar elitën e PS-së me figura të sjellë nga ai, pa asnjë lidhje me PS, thjesht hibrike të lëvizjes gjobëvënëse MJAFT apo partisë fantazmë G99.  

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›