E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndertohet salla operative per mbikeqyrjen elektronike te te denuarve

Ministria e Drejtësisë ndërton sallën operative “Për Mbikëqyrjen elektronike të personave me vendime Penale”.

Sistemi do të funksionojë nëpërmjet një byzylyku që do i vendoset në dorë të dënuarit në arrest shtëpie, që i jepet leje nga burgu apo kujtdo tjetër, që do ketë një masë mbikëqyrjeje.

Sistemi do të përdoret pilot në fillim tek Shërbimi i provës, për rastet e arresteve shtëpiake, duke i dhënë fund historive të largimit dhe moszbatimit të masave të gjykatave, por edhe duke siguruar qytetarët që këta persona me rrezikshmëri të mos largohen duke përbërë rrezik për shoqërinë.

Ky sistem ul në mënyrë të ndjeshme shpenzimet miliona euro për ruajtjen dhe trajtimin e të dënuarve, por edhe të arrestuarve në banesa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›