E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: PS mos t'i beje sfide Kushtetutes

Deputeti i Partise Socialiste, Kastriot Islami, rrefeu per Gazeten "Koha Jone" se do te hyje ne Kuvend, pa e djegur mandatin, ne respektim te detyrimit kushtetues, por edhe bindjes morale, politike dhe intelektuale. I bindur se edhe deputetet socialiste nuk do e shkelin nje parim te tille, Islami permendi se e kunderta, pra djegia e mandateve te PS-se, do te ishte nje sfide ndaj Kushtetutes se vendit dhe mund ta bente krizen politike ne vend te pakthyeshme. Nga ana tjeter, deputeti i PS-se shpreson ne arritjen e nje zgjidhjeje ne momentin e fundit, sic ndodh shpesh here ne Shqiperi mes forcave te medha politike. Ndersa per situaten e bojkotit prej pese muajsh te deputeteve te PS-se, duke cituar politikanin e shquar austriak Johanes Svoboda te cilin e mbeshtet ne kete qendrim, Islami citoi "...Ne radhe te pare dua te them qe ne jemi kunder bojkotit parlamentar. Deputetet jane zgjedhur qe te marrin pjese ne parlament. Kete e kemi thene edhe kur partia e Berishes e bojkotoi parlamentin..." dhe 2) "...ne qofte se gjykata ka vendosur se nuk ka dicka per t'u korrigjuar, atehere vendimi i saj duhet pranuar, megjithese njeriu nuk eshte i kenaqur..". Duke shtuar se eshte ne linje e rezonance me kete qendrim evropian.
Zoti Islami, ne momentin qe Presidenti Bamir Topi, po merret me pergatitjen e tryezes, kreu socialist Rama, vijoi takimet ne shenje proteste ndaj maxhorances. Ne kushtet e kesaj loje te forte, mendoni se do te kete produktivitet tryeza politike?
Kjo mbetet nje negociate e veshtire deri ne momentin e fundit. Taktikat e paleve me sa duket deri ne momentin e fundit, do te jene tipike shqiptare. Nuk eshte me dicka e re qe politika shqiptare, deri ne momentin e fundit mbetet ne dukje e paparashikueshme dhe ne momentin e fundit gjendet nje zgjidhje. Une e kam te qarte zgjidhjen, por nuk mund te jem dhe nuk me lejohet te jem me eksplicit se c'kam qene deri tani. Fatkeqesisht, pas gjashte muajsh qe i kemi rivertetuar partnereve tane nderkombetare, mungesen e pjekurise se nevojshme politike e demokratike, fatmiresisht tanime ekziston, ka nje format dhe nje kuader i pershtatshem per zgjidhjen e krizes. Duke qene anetar i Komisionit te Monitorimit te Keshillit te Evropes, personalisht kete format dhe kuader e kam te njohur e shume te qarte prej tri muajsh, per rrjedhoje te gjithe qendrimet dhe sjelljet e mija kane qene ne linje me te kuader. Roli yne ka qene vendimtar deri ne formatimin e ketij kuadri dhe do te mbetet deri ne kthimin ne normalitet. Dhe kjo nuk eshte as ceshtje xhelozie provinciale, as provokimi te tipit ballkanik dhe mburrjeje mitomanesh. Shanset per gjetjen e zgjidhjes se krizes, gjykohet nga faktori nderkombetar, ekzistojne. Mbetem optimist qe kriza do te zgjidhet apo se paku do te filloje te zgjidhet. Mendoj se jane marre masat qe krizat te pakten te mos thellohet, per te mos u shnderruar ne nje krize me efekte te pakthyeshme. Faktori nderkombetar do te vezhgoje me shume vemendje dhe nga afer sjelljen politike te paleve duke asistuar (jo nderhyre apo zgjidhur) gjetjen e zgjidhjes dhe ne rast deshtimi eventual, do te mbante qendrimin perkates.
Si kryeministri Sali Berisha, ashtu edhe kreu i opozites, Edi Rama, nuk terhiqen nga qendrimet e tyre ndaj kutive te votimit. Cila do te ishte zgjidhja e duhur sipas jush ne kete situate?
Riperseris, faktori nderkombetar tanime pas 6 muajsh ka ofruar nje format dhe kuader per zgjidhjen e krizes. Ai eshte shume i qarte per mua. Me parapelqen te jem teresisht ne linje dhe konformitet me qendrimin evropian, jo thjesht per konformizem, por per bindje te thelle. Ndoshta kjo eshte arsyeja themelore e qendrimit tim qe nga fillimi, por njekohesisht konsistent me qendrimet e meparshme, per ceshtjen e bojkotit e deri tek vizita e fundit ne Bruksel. Te konsiderohem "tradhtar apo armik" se kam qendrim evropian, me jep nje kenaqesi te jashtezakonshme. Pas rezolutes se APKE ka folur nje ze shume i rendesishem i PE, zevendes Presidenti i Grupit te Socialisteve dhe Demokrateve, politikani i shquar austriak Johanes Svoboda. Ai ka folur me nje gjuhe standarde evropiane por shume te kuptueshme edhe ne "shqip", duke iu pergjigjur pyetjes suaj ka thene 1) "...Ne radhe te pare dua te them qe ne jemi kunder bojkotit parlamentar. Deputetet jane zgjedhur qe te marrin pjese ne Parlament. Kete e kemi thene edhe kur partia e Berishes e bojkotoi Parlamentin..." dhe 2) "...ne qofte se gjykata ka vendosur se nuk ka dicka per t'u korrigjuar, atehere vendimi i saj duhet pranuar, megjithese njeriu nuk eshte i kenaqur..". Jam ne linje e rezonance me kete qendrim evropian.
Afati per hyrjen ne Kuvend te deputeteve te PS-se, eshte data 4 mars. A do te hyni personalisht ne Kuvend, ne kushtet kur Rama jep pak garanci per nje vendim pro hyrjes brenda kesaj date, pavaresisht deklarates se mandatet nuk do te digjen?
Jane dy gjera te ndryshme 1) bojkoti dhe 2) respektimi i Kushtetutes lidhur me ceshtjen e mandatit (theksoj individual) te deputetit. Ne parimet e kushtetutave demokratike ndryshe nga ato te vendeve komuniste apo diktatoriale, mungon ai qe quhet "mandati imperativ" apo mandati detyrues. Kjo do te thote se ne momentin kur nje individ fiton mandatin si deputet nuk ka asnje force tjeter qe ja heq pervec kur 1) ka nje vendim te formes se prere nga gjykata; 2) kur vdes apo 3) heq vete dore nga mandati. Artikulimet se i) "mandati eshte kolektiv", ii) "mandati i perket partise" apo iii) "mandati eshte ne dore te popullit opozitar", jane me shume se antidemokratike dhe te papranueshme ne nje sistem demokratik, dhe te denueshme ne nje vend aspirant per ne BE. Personalisht respektimi i Kushtetutes eshte jo vetem detyrim, por edhe bindje e thelle morale, politike dhe intelektuale. Kjo eshte nje nga vendimmarrjet e padiskutueshme ose e thene ndryshe, triviale. Madje, e kunderta do te ishte e denueshme nga kendveshtrimi i Kushtetutes dhe i barabarte me heqjen vete dore nga mandati. Gjykoj se shumica e politikaneve me eksperience, por edhe te rinj me eksperience, nuk besoj se do te vinin ne dyshim respektimin e Kushtetutes dhe akoma me keq te sfidonin Kushtetuten, permes nje vendimi politik apo akoma me keq partiak. Madje juridikisht ne kete rast do te provohej lehtesisht se vendimi partiak do te ishte antikushtetues, sepse nuk mund te kete statut partie qe te lejoje vendime partiake qe cojne ne shkeljen e Kushtetutes. Nese ne afatin e fundit kushtetues do te tentohej permes nje vendimi/interpretimi politik te sfidohej apo pengohej zbatimi i Kushtetutes, ky akt do te ishte shume i rende dhe me pasoja te tilla qe mund ta bente situaten te pakthyeshme. Nga informacionet qe une kam dhe nga vleresimet racionale gjykoj se kjo nuk do te ndodhe, sepse pergjegjesia dhe penalizimi do te ishin shume te medha mbi pergjegjesit dhe kjo i eshte bere e ditur paleve.
A ka deputete te tjere, qe ne nje mbledhje te mundshme te grupit parlamentar, mund te perkrahin nismen tuaj per respektimin e Kushtetutes, dhe hyrjen ne Kuvend? Kreu i opozites, Rama deklaroi sot se, protestat do te vazhdojne fuqishem nese tryeza tek Presidenti nuk arrin rezultat, mendoni se kjo le perfundimisht PS-ne, jashte Kuvendit?
Lidhur me kete pyetje dua te jem shume i kujdesshem qe te mos jem aspak provokativ. Shume politikane shqiptare kane mbetur feminore, madje te llastuar. Jo rralle edhe kokeforte. Prandaj me duhet te mos i provokoj se keto dite eshte perhapur nje "telenovele" nga ata qe shprehen kunder telenovelave se "grupi kuvendor socialist do te futet ne Kuvend, para dates limit dhe kjo vetem per arsyen qe te mos i jepet kenaqesia LMN per kete nisme e kete rol, madje duhet thene se tani qe kane ardhur nderkombetaret ata u shuan dhe tani qe PS futet ne Kuvend ata deshtuan". Me shume se naive. E rendesishme eshte te futet grupi i PS dhe te zgjidhet kriza. Pavaresisht memories afatshkurter vleresimet dhe qendrimet te gjitheve paleve jane tanime te qarta. Gjykoj se pavaresisht taktikave dhe retorikes ekstreme radikale te paleve ne momentin e fundit, riperseris, kriza ose do te zgjidhet ose te futet ne rrugen e zgjidhjes dhe nuk ka shume gjasa qe ajo te perkeqesohet apo te behet e pakthyeshme. Nese kjo do te ndodhte, faktori nderkombetar do te stigmatizonte dhe ndeshkonte rende te dy palet, por vecanerisht shume rende ate qe do te conte obstruksionin ne nivel te papranueshem e deri antikushtetues.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›