Kodheli: Mazhoranca, jo e gatshme per kompromis

Zedhenesja e Kryesise se Partise Socialiste, njeheresh dhe deputete e kesaj partie, Mimi Kodheli ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" eshte shprehur se socialistet e kane marre me shume seriozitet tryezen e Presidentit per daljen nga kriza, duke qene e gatshme per kompromis, nese vendoset per hetim pa kushtezim, perfshi dhe kutite, nderkohe qe mazhoranca ka shfaqur shenja se nuk eshte e gatshme per nje gje te tille. Nga ana tjeter, Kodheli nuk ka munguar te shprehet dhe ne lidhje me deputetet e LMN, teksa ka vleresuar demokracine brenda PS, por qe demokraci do te thote dhe respektim i vendimit te shumices se forumeve te partise. Nderkohe nuk ka kaluar pa u shprehur per hapjen e dosjeve te Sigurimit, per pastrimin e politikes shqiptare.
Zonja Kodheli! Presioni nderkombetar mbi politiken shqiptare ka diktuar nevojen e nje tryeze politike, nen moderimin e Presidentit Topi dhe eshte nje nga kushtet e KiE. Mendoni se palet jane te gatshme per te arritur ne nje kompromis historik?
Kompromis ne teori do te thote "te biesh dakord", nepermjet "komunikimit". Pike se pari, une gjykoj se filozofia e komunikimit ne shoqerine tone le shume per te deshiruar. Edhe atehere kur ky "komunikim" ndodh, i ngjan me shume nje beteje te pergjakshme, ku arma qe perdoret eshte nje gjuhe aspak e pranueshme per traditen tone dhe civilizimin qe perjetojme. Thene kjo, me duhet te pranoj se kompromisi per te cilin me pyesni, eshte me te vertete ai qe i duhet vendit tone, tashme i perfshire ne nje krize jo vetem politike. PS ka shprehur hapur, ne me shume se nje rast, vullnetin dhe gatishmerine e saj per te qene pjese e tryezes se Presidentit Topi, me qellim mberritjen e nje kompromisi, kompromis i cili do te bente qe Shqiperia te hidhte nje hap cilesor drejt demokracise se vertete.
Nderkohe qe nuk e shikoj palen tjeter te jete kaq eksplicite ne angazhimin e saj.
Partia Socialiste dhe nepermjet kryetarit te saj, kembengul ne hapjen e kutive te votimit, pjese e nje hetimi pa kushte dhe te hollesishem te zgjedhjeve, nderkohe qe Berisha nuk pranon nje gje te tille, nen argumentin se nuk del mbi gjykatat. Mendoni se ka nje zgjidhje te mesme?
Ne nuk do te lodhemi se perserituri, se ngritja e nje komisioni hetimor per hetimin e zgjedhjeve nuk cenon as edhe nje norme kushtetuese dhe se komisioni hetimor parlamentar qe kemi kerkuar, nuk i hyn ne kompetence as KQZ-se, as Kolegjit Zgjedhor e as gjykatave. Por si cdo komision, ka te drejten te kerkoje informacion e dokumente prej te gjitha institucioneve te tjera dhe keto te fundit jane te detyruara t'ia percjellin atij.
Ju siguroj se qellimi i vetem i kerkeses tone eshte jo ndryshimi i rezultatit, por dalja ne perfundime, e rekomandime te vlefshme, ne menyre qe Shqiperia, vend anetar i NATO-s, te shkeputet nje here e pergjithmone nga abuzimi masiv qe behet me voten dhe nga vjedhja e turpshme qe i behet demokracise. Cdo qeveri do te vepronte ne te njejten menyre, nese do te kishte ne dore ne fund te zgjedhjeve nje raport ku institucionet nderkombetare si OSBE-ODIHR, do te konstatonin se numerimi i votave eshte bere ne 1/3 e rasteve keq apo shume keq.
Eshte hedhur ideja e nje hetimi parlamentar permes hapjes se kutive ne menyre te perzgjedhur, me sistem pilot per cdo cark. Perputhet dhe me kerkesen e opozites per te hetuar thjeshte zgjedhjet dhe jo per ndryshim rezultati?
Me vjen nder mend nje proverb: "Nuk duhet te pish gjithe ujin e detit, per te kuptuar se eshte i kripur". Mendoj se do te mjaftonte qofte edhe vetem nje rast flagrant per te vertetuar se zgjedhjet e 28 qershorit kane qene nje leksion dhe shembull shume i keq i mungeses se demokracise dhe abuzimit me pushtetin ne kete vend.
Ne tryeze Rama do te shkoje i mandatuar vec strukturave te PS dhe nga partite aleate, lideret e te cilave do t'i takoje. Mendoni se ky do te jete formacioni i opozites se bashkuar qe do te garoje ne zgjedhjet e ardhshme?
PS eshte plotesisht e vetedijshme se ne zgjedhje shkohet dhe fitohet me program real zhvillimi dhe ndjenje atdhetarie. Padyshim, qe sa me e gjere baza e qeverisjes, aq me gjitheperfshirese behet ajo, aq me konstruktive rezultojne kompromiset. Por le te mos te harrojme se kompromisi politik, ndryshon nga pazari.
Rama deklaroi se do te vijojne protestat, ne nje forme apo tjeter, duke dhene shembullin dy dite me pare. Nese tryeza politike deshton, ku do te ndalet opozita?
Per fat te keq kam degjuar shpesh ne debate apo tribuna politike te thuhet se te dalesh ne proteste do te thote te ushtrosh dhune ndaj institucioneve. Jo zoterinj! Te dalesh ne proteste (aq me teper kur je dhjetera-mijera) e te demonstrosh per te drejtat e tua bazike, sic eshte e drejta e votes se lire, duke dhene leksione qytetarie, eshte nje nga majat e shprehjes se demokracise, per nje force politike. Nderkohe qe askush nuk e ka kujtesen aq te shkurter sa te kete harruar se cdo te thote dhune ndaj institucioneve. Historia e demokracive perendimore na meson se nuk duhet ndalur kur behet fjale per lirine, se liria eshte frymemarrje, ndaj opozita nuk do te ndalet.
Eshte folur shume dhe per dosjet, ku mazhoranca, nepermjet eksponenteve te saj eshte shprehur se nje nder opsionet eshte dhe hedhja ne referendum, pas rrezimit te ligjit nga Gjykata Kushtetuese. Mund te ekzistoje mundesia per hedhjen ne referendum dhe per kerkesen e hapjes se kutive?
Personalisht jam e mendimit qe dosjet duhet te hapen, ose me mire duhet te ishin hapur qe perpara 20 vjeteve. Nuk do te jem asnjehere kunder cdo forme demokratike qe perdoret per transparence e zhvillim.
Eshte folur shume per djegien e mandatit te deputeteve, madje eshte bere presion me kete. Sa mundesi reale ka dhe sa e pergatitur eshte PS, per nje veprim te tille?
Mandatet e deputeteve te PS nuk digjen dot, sepse jane mandatet e votave te me shume se gjysmes se popullsise shqiptare. Askush nuk mund te djege besimin dhe shpresen e qindra-mijera qytetareve. Per fat te keq, kam degjuar qe ne korridoret e Parlamentit shqiptar flitet me mburrje per kocka qe na hidhen ne deputeteve socialiste, lidhur me ceshtjen e mandateve. Dinjiteti nuk eshte nje gje qe blihet dhe as dicka qe mesohet ne shkolle.
Mund te dergohet ne Kushtetuese, kerkesa per interpretim te dhenies dhe heqjes se mandatit te deputeteve?
Megjithese pergjithesisht kemi ligje te mira, mund te them se shume prej ketyre ligjeve nuk i kane marre parasysh te gjitha situatat e per pasoje ka shpesh here vend per interpretime, diku profesionale e diku abuzive. Mendoj se ne kete rast ceshtja ne diskutim e ka tejkaluar fjalen "interpretime". Latinet thoshin: "Vox Populi, Vox Dei".
Nen trysnine e heqjes se mandatit te deputeteve, 5 deputeteve te PS jane shprehur kunder linjes zyrtare te forumeve te PS, dhe kane deklaruar hyrjen ne Kuvend. Pa permendur inkursionin e tyre ne Bruksel, ne kulmin e debateve per rezoluten e KiE. Cili do te jete fati i tyre nese thyejne vendimin politik?
Nuk mendoj qe keta kolege i mbajne keto qendrime per shkak te trysnise se heqjes se mandateve. Ka disa probleme per te cilat ata mendojne se PS dhe forumet e saj duhet te dilnin me te tjera konkluzione. Demokracia ne PS eshte nje fakt i bere publik tashme. Por demokracia presupozon edhe votim e marrje vendimesh kolegjiale, te cilat duhet respektuar. Zhvillimet e fundit brenda dhe jashte vendit, referuar edhe konkluzioneve te fundit te Asamblese Parlamentare mendoj se te gjithe ne, na kane sjelle ne te njejtin perfundim, qe vendimet kolegjiale tek PS kane qene te drejta.
Ne intervisten e fundit te Blushit u vu re nje terheqje nga qendrimet e meparshme, madje ai tha se Rama duhet te bashkoje PS per te fituar perballe Berishes. Mendoni se PS do ia dale te jete e bashkuar?
Jam plotesisht e bindur se jo vetem unifikimi i mendimeve brenda nesh, por bashkimi i te gjithe spektrit te majte dhe me gjere, eshte celesi i suksesit politik tek PS. Ky mision, eshte nje mision historik, pasi do ta shkepuse Shqiperine nje here e pergjithmone nga epoka gri e tranzicionit.
Nese vendi shkon ne zgjedhje te parakohshme, sa e pergatitur eshte PS te hyje ne zgjedhje me Berishen, qofte dhe kryeminister ne detyre, per te fituar zgjedhjet?
Problemet qe shqetesojne sot vendin jane te shumta, por se pari ato kane te bejne me shkeputjen reale te Shqiperise nga procese zgjedhore, ku abuzuesit me ligjin nuk denohen, ku agresiviteti, frika e dhuna dominojne procesin dhe vete diten e zgjedhjeve, ku vjedhja kthehet ne mode apo kur nje njeri cohet e voton per gjithe fshatin, ku rezultati del shume qind me zero e ku pritet qe te tjeret nga jashte te vijne e te na vene noten dhe te na japin nje shtytje drejt Evropes. Te gjitha keto e bashke me keto dhe kriza ekonomike, politike, institucionale, morale e bejne PS te jete me e bindur se kurre ne misionin e saj politik dhe ne nje sukses te afert zgjedhor. Vendi kesaj here duhet te shkoje ne zgjedhje, kurdo qe ato te jene, me dinjitet e ku liria e votes te konsiderohet si e shenjte, njesoj sic eshte e shenjte e ardhmja e femijeve tane.