E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Rama do djegien e mandateve te PS

Nuk kane reshtur akuzat e demokrateve ne drejtim te kryetarit socialist Edi Rama, ne lidhje me qendrimin ndaj hetimit parlamentar te zgjedhjeve te 28 qershorit dhe rekomandimeve te rezolutes se Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes. Ka qene kryetari i PD per Tiranen, njeheresh dhe deputet i kesaj partie, Aldo Bumci ai qe ka akuzuar Ramen se e ka lexuar kokeposhte rezoluten e KiE, nderkohe qe qeveria e ka pranuar ate dhe eshte e gatshme ta zbatoje. "Jam perpara jush per te denoncuar leximin kokeposhte te Rezolutes te Keshillit te Evropes nga Edvin Kristaq Rama, ne nje kohe kur qeveria ka pranuar pike per pike rezoluten, ka pranuar dhe eshte deklaruar e gatshme per te vendosur dialogun rreth zbatimit te saj dhe rikonfirmon gatishmerine per ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar", ka qene deklarata e djeshme e Bumcit, nepermjet te cilet ai nuk ka munguar te akuzoje kryetarin socialist. Njeheresh per deputetin demokrat eshte e pakonceptueshme, qe kryetari i PS, ne prag te tryezes se dialogut, kercenon me protesta dhe me kerkesen antiligjore per hapjen e kutive te votimit. "Te gjithe ketyre qendrimeve, z.Rama i eshte pergjigjur me kercenime bajate per protesta dhe kerkesen antiligjore dhe antikushtetuese te rinumerimit te votave, pasi gjykata ka vendosur te kunderten e kesaj kerkese. Me qendrimet e tij z. Rama deshmon se po ben cdo gje qe te djege mandatet e grupit socialist, po deshmon se mentaliteti i eterve te tij shpirteror dhe biologjike dhe jo parimet e te drejtes dhe shtetit ligjor, jane frymezim i tij", eshte shprehur Bumci. Per te cilin, kercenimet e Rames per protesta, nderkohe qe nxjerr njerezit e afert te tij per te kerkuar llokma pushteti, mund te mallengjejne vetem Takun dhe Nardin. "Keto kercenime mund te mashtrojne ndonje gazetar presidiumesh, por nuk mund t'i imponosh kesaj maxhorance as edhe gjene me te vogel, qe bie ndesh me ligjet dhe kushtetuten e ketij vendi", akuzoi fort Bumci. Njeheresh sulme te forta ne drejtim te kreut socialist ka leshuar dje dhe deputetja e PD, Mesila Doda. Sipas saj, Edi Rama, shqiptoi nje akuze te paprecedent ne historine e politikes moderne shqiptare, "duke akuzuar gjithe pushtetin gjyqesor shqiptar, gjykatat e prokurorine si te korruptuar dhe nga kjo damke hoqi vecmas trupen e Gjykates Kushtetuese". Sipas Dodes, Rama rikonfirmoi dhe njehere bashkepunimin e hershem te tij dhe familjes se tij me shume prej eksponenteve te kesaj trupe gjykuese. "Duhet t'ju rikujtojme se denimi me varje i Havzi Neles bart mbi vete firmen e eksponenteve te gjykates Kushtetuese, por edhe firmen e Kristaq Rames, babait te kryetarit te opozites Edi Rame", akuzoi deputetja demokrate. Ajo eshte shprehur se referendumi per ligjin e dosjeve eshte hapi i sigurte per te ndare krimin nga gjykimi, nga akuza, nga politika e nga drejtimi. S.P
Bumci
"Rama, vete kercenon per protesta dhe leitnantet i nxjerr per te kerkuar llokma pushteti, se thirrjet per protesta mund te mallengjejne Takun dhe Nardin, mund te mashtrojne ndonje gazetar presidiumesh, por s'mund t'i imponosh kesaj maxhorance as edhe gjene me te vogel, qe bie ndesh me ligjet dhe Kushtetutqn e ketij vendi".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›