E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami Sot Rama njollosi me te zeze PS-ne veproi si Stalini

Arsyet e perjashtimit Islami Rama nuk do mendim ndryshe kerkon pushtet absolut

Pas vendimit te marre dje nga grupi parlamentar socialist ne mbledhjen me dyer te mbyllura per perjashtimin e deputetit Kastriot Islami ky i fundit e cilesoi kete vendim si te paprecedente per historine e PS-se dhe se sipas tij ai u mor ne kete forme vetem nga urdhri i kryesocialistit Rama. Islami akuzoi kreun e PS-se si personin qe e deboi nga partia me qellim kryesor per te forcuar pushtetin personal ne seline roze. Kjo qe ndodhi sot nuk eshte ceshtje e perballjes sime me Edi Ramen as ceshtje e stabilizimit te grupit as e largimit dhe as e cregjistrimit qe nuk do ndodhte po te vinte Rama. Ky eshte ballafaqimi i dy filozofive. Kjo eshte perballje e nje projekti fitues i se majtes se bashkuar. Me projektin Rama tentohet fuqizimi i autoritetit personal ne krye te PS. Sot perballja eshte me forcimin e pozitave te Rames projekt qe tenton te ndertoje Rama qe nga 2005. Nese vazhdohet me kete projekt suksesi eshte i dyshimte per te mos thene deshtimi ka shume gjasa te ndodhe edhe ne 2013 - tha ai. Islami theksoi se perjashtimi i tij nuk do te kishte ndodhur po te mos kishte ardhur Rama ne krye te PS-se ne vitin 2005 ardhje e cila i ka kushtuar sipas tij disa humbje radhazi opozites ne zgjedhje. Islami nenvizoi se me deklaratat e tij nuk ka qene dhe nuk mund te ishte kurre kunder PS-se duke theksuar se vendimi i Rames erdhi per shkak se ai ishte kunder projektit te kryesocialistit dhe pro projektit per nje te majte te bashkuar.

Arsyet

Ne reagimin tij per mediat deputeti Islami beri te ditura disa nga arsyet qe sipas tij ndikuan ne vendimmarrjen e djeshme te grupit parlamentar socialist per perjashtimin e tij. Islami theksoi se projekti qe ai mbeshtet eshte kunder Rames por jo kunder kolegeve te tij socialiste. Kjo eshte ceshtje e ballafaqimit te Projektit Fitues te se Majtes se Bashkuar qe socialistet e kane ndertuar me shume mund e sakrifica per 21 vjet me radhe per te sjelle te majten ne qeverisjen e vendit me projektin Rama qe nga viti 2005 kur prej tete vjetesh mbetet ne opozite dhe rrezikon te mbetet edhe ne vijim. Sot perballja eshte me projektin qe kerkon te forcoje perfundimisht pozitat e Rames ne krye te PS ne funksion te fitimit te pushtetit i vetem dhe vetem per vete pa bashkim te se majtes dhe me aleate satelite projekt qe tenton te ndertoje Rama qe nga viti 2005 dhe qe ne shumicen e perberesve te tij nuk ka qene i suksesshem per te mos thene ka deshtuar - tha Islami. Duke bere te ditura arsyet e perjashtimit te tij Islami theksoi se kritika e tij per bojkotin veprimet e rrugeve te opozites instrumentalizimit te greves se urise dhe ngjarjeve te 21 janarit nuk u pranuan nga Rama. Une edhe per shkak te eksperiences sime nuk mund te isha aspak dakord me bojkotin e pare 6-mujor qe shkoi deri ne kufijte e djegies se mandateve kuvendor. Une nuk kam qene dakord me veprimet e rruges ne funksion te arritjes se zgjedhjeve te parakohshme jo se kam qene dhe jam kunder zgjedhjeve te parakohshme por nuk mund te pranoja qe PS te kishte projekt per te rrezuar qeverine permes veprimeve te rruges nderkohe qe me ndryshimet kushtetuese te vitit 2008 kjo ishte e pamundur ne rruge kushtetuese. Une kam qene kunder instrumentalizimit politik te greves se urise se bashku me Ben Blushin dhe me vjen mire qe kam qene me Blushin qe eshte sot anetar i kryesise se re. 21 janari eshte nje moment tjeter. Nuk kam per te thene me shume dhe me bukur se cka thene Blushi per kete ceshtje. hellipVrasjet ndodhen sepse edhe Edi Rama nuk e drejtoi protesten dhe nuk u fut mes protestuesve dhe gardistevehellip Sot keto jane disa nga arsyet politike qe kerkohet perjashtimi im nga Rama nderkohe qe disa te tjere prane Rames e kane kerkuar qe ne ate kohe u shpreh Islami. Me tej nder arsye te tjera te cilat ndikuan drejtpersedrejti ne perjashtimin e tij sipas ish-deputetit te selise roze ishin edhe ato qe lidheshin me kritiken ndaj PS-se per garen e zgjedhjeve vendore ku Islami pohoi qendrimin e tij kunder garimit te katert te Rames per kryetar bashkie dhe njekohesisht kerkoi nje bashkim te se majtes. Per sa i perket ceshtjes se marrjes se statusit te vendit kandidat vonesat me bojkotin e kuvendit vendimmarrja e pakuptueshme dhe e pakuptimte per marredheniet te kushtezuara me kuvendin mosvotimi i ligjeve me tre te pestat natyrisht pa harruar te gjithe mangesite qe lidheshin me punen e qeverise e kthyen PS nga nje promotore te axhendes integruese qe duhet te ishte ne nje bashkefajtore te deshtimit te marrjes se statusit te vendit kandidat theksoi Islami. Sipas tij vendimi i marre ne mungese ishte nje veprim stalinist qe reflekton mbi te gjitha diktatin e kryetarit te PS-se Edi Rama i cili sipas Islamit me projektin e tij per fuqizimin e autoritetit personal ne PS po shkaterron te majten dhe po e con ate drejt humbjes se radhes ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Isalmi Rama para nje viti me kerkoi te rrija sot porositi perjashtimin

Rama me debon nga forumet drejtuese te PS-se me porosi orientim e pjesemarrje direkt te vete atij. Ndiej keqardhje kur deri pak kohe me thoshte kam respekt per inteligjencen tende Dhe me tej po vete Rama kerkon ne mbledhjen e pare te kryesise se re cregjistrimin tim nga grupi i PS-se. Me shume se keqardhje. Trishtimi i madhhellip sepse pikerisht nje vit me pare nje bisede telefonike nga Tirana ne Vlore me thoshte se ti nuk mund te ikesh nga PS per shkakun tim pasi kishte degjuar nje thashethem sikur une do te vetelargohesha qe nuk me ka shkuar ndermend asnjehere. Dhe une po perjashtohem nga vete ai per shkakun e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›