E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: Çduhet bërë me ata që thyejnë vendimet e PS-së

Prof.Dr.Kastriot Islami (atëherë Dr.Islami) është shfaqur vërtet radikal me ata që thyejnë vendimet e Partisë Socialiste. Dje Shekulli botoi intervistën me mjekun Sali Rexhepi, një nga deputetët fitues të PSsë në zgjedhjet e majit 96. Rexhepi dëshmoi se si Islami ishte marrë personalisht me të, duke e ndjekur me këmbëngulje përjashtimin e tij nga PS, madje duke shkuar edhe në Librazhd për të vendosur veton, në kushtet kur dega socialiste e atjeshme ngurronte të bënte përjashtimin dhe çregjistrimin e Rexhepit.

Dr.Islami nuk është mjaftuar me kaq. Në shtypin e ditës, konkretisht në gazetën Koha Jonë të gushtit 1996, në të paktën dy artikuj, Islami merret gjerë e gjatë me Sali Rexhepin, fenomenin “rexhepi dhe logjikën rexhepiste siç i quan ai, duke kërkuar me forcë që PS-ja të ishte shumë e rreptë me ata që si Rexhepi thyejnë vendimet e Partisë Socialiste dhe favorizojnë kështu Sali Berishën. Madje z.Islami i cili sot shfaqet si një kundërshtar i madh i bojkotit të PS-së, ka qenë jo vetëm një partizan i flaktë i bojkotit, por edhe një radikal i vërtetë në qëndrimet se bojkoti nuk mjafton dhe se sali rexhepët (pra ata që thyejnë vendimet e PS-së), duhen paralizuar juridikisht sipas tij, madje është bërë gabim i madh që janë futur në listat për deputetë. Po botojmë sot pjesë nga dy artikuj të datave 4 dhe 11 gusht, botuar në gazetën Koha Jonë me autor z.Islami.

Titulli origjinal: A mund të përsëritet në PS fenomeni Rexhepi?!

Kastriot Islami

Sali Berisha ka deklaruar: Jam i sigurt që deputetët socialist pas gjashtë muajsh do vijnë në parlament. A është e vërtetë se mund të realizohet kjo thotë Berisha? Drejtuesit e PS tashmë janë përgjigjur politikisht se nuk i njohin zgjedhjet e 26 majit dhe parlamentin e dal prej tij. Por në mesazhin e fundit Nano pyet: A e di Prof. Pëllumbi se kush e ka siguruar Berishën që do të hyjë në parlament pas gjashtë muajsh? Pyetja shtrohet se çfarë masash ka marrë PS që të mos përsëritët Fenomeni Rexhepi dhe çfarë garancie ka për këtë problem? Përgjigja më frekuente është: Sali Rexhepër gjithmonë gjenden dhe nuk besojnë që të ketë të tjerë. Pra asgjë më shumë se një deklaratë që nuk garanton. Gjithë kjo situatë më duket në rastin më të mirë Naivitet politik, për të mos thënë që nga apatia e veprimit politik, dikujt i jepet mundësia të flirtojë në mënyrë të detyruar siç shprehet Nano në mesazhin e tij. Naivitet apo flirt? Për vërtetimin e kësaj teze duhen natyrisht fakte dhe askush nuk mund të konkludojmë apriori e aq më tepër të stigmatizoj ndokënd. Por në rastin se rezultati politik do të ishte i njëjtë atëherë shtrohet pyetja si mund ti pritej rruga përsëritjes se Fenomenit Rexhepi? Po analizoj pa asnjë ngarkesë apo pa dashur të paragjykoj askënd.

Fenomeni Rexhepi nuk duhet lejuar që të përsëritet

Ndonëse nuk i duhet dhënë ndonjë rëndësi e veçantë fenomeni Rexhepi duhet pranuar se ai është tashmë një realitet. Ai mund të mbetet rast unik, por edhe mund të pasohet. Në rast se ai mbetet unik natyrisht që kjo flet se përzgjedhja e kandidatëve është bërë e përsosur me gabim rreth 1% dhe kjo flet që i gjithë ekipi i PS ka bërë një punë të lavdërueshme në këtë drejtim. Por për mos përsëritjen e tij çfarë duhet bërë?

Më 26 maj, në orën 18, PS u largua nga zgjedhjet përmes një vendimi politik të mençur duke pretenduar me të drejtë njëkohësisht që ky vendim kishte edhe fuqi ligjore. PD asnjëherë nuk pranoi që ky vendim ishte edhe juridik duke interpretuar bile edhe përmes një vendimi të Gjykatës Kushtetuese se tërheqja e opozitës nuk ishte ligjore. Kjo do të thotë që Berisha jo vetëm njeh rezultatin prej 10 deputetësh nga PS, por ndërkohë i bën thirrje atyre që të shkojnë në parlament. Në këto kushte kërkohet të reflektohet nga ana e PS në planin juridik sepse justifikimi që ne jemi tërhequr dhe në bazë të ligjit elektoral asnjë deputet nuk mund të shkojë si deputet i PS është i pamjaftueshëm në kuadrin e interpretimit ligjor të bërë nga Gjykata Kushtetuese. E thënë më shkoqur , kjo do të thotë se Berisha shkon deri atje saqë të dhjetë deputetëve të emëruar prej tij ai i ka vendosur emrin në borderonë e Kuvendit Popullor duke mos i dhënë asnjë mundësi tjetër për punësim. Ky insistim juridik mesa duket sipas vetë fjalëve të Berishës pritet të japë rezultatin politik. Kjo është hipotezë por për të cilën Berisha punon për ta bërë ne alitet e nga këndvështrimi i tij kjo është normale.

Cfarë duhet bërë në këtë rast?

Nga dhjetë deputet që janë emëruar nga Berisha, pesë janë nga kryesia e PS dhe ata janë të shprehur publikisht se nuk shkojnë në parlament, kjo aktualisht është e besueshme. Por asnjëri prej tyre nuk ka bërë asnjë veprim juridik që të abandonojë vendin e tij të rezervuar në parlament. Sigurisht kjo është një akuzë dhe do të ishte pa asnjë bazë që apriori të vihej në dyshim devotshmëria politike apo partishmëria e drejtuesve më të lartë të PS apo e cilitdo tjetër?

Unë di gjithashtu edhe përgjigjen e tyre. Në këtë rast ne bëjmë tërheqjen juridike atëherë në bazë të ligjit elektoral radha për tu futur në parlament do tu vinte pesë të tjerëve. Dhe më tej vjen gjykimi i tyre. Më mirë ta mbajmë situatën të ngrirë kështu sepse ne jemi besuar dhe të vendosur që nuk shkojmë në parlament se sa duke hapur rrugën të tjerëve nuk i dihet se çfarë mund të ndodh me fenomenin Rexhepi e ndoshta ndonjëri shkon.

Unë tani mbështes analizën mbi këtë dyshim të tyre. Pra nga ky gjykim i tyre rezulton se 5 nga drejtuesit më të lartë të PS anëtarë të Kryesisë nuk kanë siguri që pas dorëheqjes së tyre , nuk do të ketë Rexhepër të tjerë që do shkojnë në parlament. Pyes: A është e vërtetë kjo pasiguri? Në rast se nuk ka asnjë pasiguri atëherë përse këta 5 drejtues nuk japin shembullin e largimit juridik nga parlamenti? Në rast se pasiguria ekziston atëherë përse ky problem nuk analizohet, nuk nxirret përgjegjësia dhe nuk gjendet zgjidhja për ti dalë përpara mbushjes së dhjetë vendeve me 10 Sali Rexhepër? Kur është marrë vendimi politik i PS, ditën e diel më 26 maj kam bërë vërejtjen që secili kandidat të bëj deklaratë personale të shkruar që nuk pranon të shkoj në parlament. Kjo kërkesë e cila atë ditë u quajt ofendim ende edhe sot nuk është realizuar. Nuk kuptoj përse kjo zvarritet dhe përse duhet të quhet ofendim që secili militant i PS do ti thoshte JO parlamentit jo legjitim. Qofsha unë i gabuar!

Një analist i paanshëm duke parë zhvillimet e brendshme në PS më shtroi pyetjen: A do të ndryshonte vendimi i ndonjërit prej 5 drejtuesve të lartë të PS apo ndonjë tjetër pas Kongresit në varësi edhe të faktit që do të zgjidhej përsëri udhëheqës apo jo? Kjo është vetëm pyetje dhe aspak akuzë.

Cili do të ishte veprimi politiko-juridik ndaj fenomenit Rexhepi?

Në radhë të parë dua të shpreh faktin që nuk dëshiroj të ofendoj asnjë ish kandidatë për deputet dhe bile pa asnjë paragjykim vlerësoj sakrificat e të gjithëve pa përjashtim në fushatën elektorale të 26 majit.

Por kërkesa dhe parashikimi i Berishës për futjen e socialistëve në parlament kërkon që të zhvlerësonte përfundimisht krahas deklaratave publike e politike, veprim juridik. Në ligjin elektoral thuhet se se Mandati i deputetit të Kuvendit Popullor merr fund kur deputeti refuzon të bëjë hetimin e parashikuar në rregulloren e Kuvendit Popullorë. Pra mjafton që secili prej të 115 ish kandidatëve të paraqesë pranë Kuvendit Popullor një deklaratë fare të shkurtër ku pohon se nuk pranon të bëjë betimin në parlamentin jolegjitim.

Kaq i thjeshtë është aksioni politik që duhet të ndërmarrë sot PS. Kjo për mua është një detyrë politike e PS-së, sidomos e Kryesisë së PS-së dhe KPD, që duhet z

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›