Kosovë, serbët bllokojnë KFOR-in dhe EULEX-in
Ka kaluar një muaj që nga firmosja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për lëvizjen e lirë në pikat kufitare në veri, por ky ëhstë territori që vazhdon të jetë problematik.
Mediat kosovare raportojnë se një kolonë e automjeteve të KFOR-it dhe EULEX-it nuk është lejuar të kalojë nga serbët në fshatin Zupç, në aksin Mitrovicë – Zubin Potok.
Sipas medieve autokolonat e KFOR-it dhe të EULEX-it kanë qëndruar për 20 minuta të bllokuara nga serbët, të cilët kanë pranuar të lejojnë të kalojnë vetëm trupat e KFOR-it. Por pas refuzimit nga ana e KFOR-it ato janë kthyer mbrapsht për në Mitrovicë.