E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufoma në lumin Fan është e Fran Lepit, i humbur prej 3 ditësh

Foto Arkiv

Mirditë, 11 Janar, 11:57, NOA - Është identifikuar trupi i pajetë i gjetur mëngjesin e sotëm në Mirditë. Ai është Fran Lepi 50 vjeç, nga .

Trupi është identifikuar nga familjarët e viktimës. Burime zyrtare të Policisë së Mirditës thanë për agjencinë NOA se, kufoma e seksit mashkull u gjet në breg të lumit Fan në zonën e Mirditës.

Ai ishte shpallur i humbur prej tre ditësh ku të afërmit e tij kishin bërë dhe denoncimin tek uniformat blu.

Trupi u gjet nga banorët e zonës të cilët më pas kanë njoftuar uniformat blu, që kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Këta të fundit nisën hetimet për viktimën, e identifikuar dhe që dyshohet se, është mbytur.

n.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›