QSUT-ja jep alarmin ndaj virusit të gripit

Tiranë, 11 Janar, 12:52, NOA - Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, njofton se virusi i gripit të stinës, po shton numrin e të prekurve, sidomos moshave të vogla.
Çdo ditë, rreth 200 fëmijë paraqiten me shqetësime, por të paktë, janë të shtruarit. Simptomat kryesore, lidhen me temperaturën e lartë dhe rrufën.
Mjekët këshillojnë prindërit, të tregojnë kujdes që t’i mbajnë të vegjlit në mjedise me temperaturë konstante, të mos i veshin trashë e të konsumojnë sa më tepër lëngje.
c.a/NOA