Topi dekoron personalitete të njohura të mjekësisë shqiptare
TIRANË- Presidenti Bamir Topi dekoroi sot paradite 11 personalitete të spikatura të mjekësisë shqiptare, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre të vyer e human ndër vite në shërbim të sistemit shëndetësor në vendin tonë.
Në fjalën e tij Kreu i Shtetit duke vlerësuar kontributin e tyre në mjekësi vlerësoi si shqetësuesi faktin vëmendja përqendrohet në mënyrë të pamerituar tek konsumet e ‘scoop-eve’ mediatike, politike dhe jo tek kontributi konkret në profesionet praktike sic është fusha e mjekësisë, fusha e ekonomisë dhe inxhinierisë.
Presidenti Topi theksoi: “Është një ditë shumë e veçantë për mua, për Institucionin, që në këtë ceremoni të nderoj disa nga figurat më të shquara që i kanë dhënë emër mjekësisë shqiptare, por në të njëjtën kohë t’ju them që ceremonitë e kësaj natyre dhe për mjekët, për profesorët e mjekësisë shqiptare, sigurisht nuk përfundojnë këtu. Ne kemi pasur rastin kohë pas kohe, që të vlerësojmë në mënyrë shumë bujare, do të thoja, edhe mbi bazën e propozimeve që kanë ardhur nga rrethet, qarqet akademike dhe nga dikasteret, por jo në pak raste, edhe me iniciativën time personale, duke shfrytëzuar një atribut kushtetues për të nderuar ato figura të cilat kanë mbetur jashtë vëmendjes së medias, sepse e tillë ka qenë dhe koha”, tha ai.
Personalitetet e nderuara janë: Prof. Dr. Shefqet Ndroqi (pas vdekjes) me Urdhrin “Nderi i Kombit”.
Hysen Heta, Sulejman Zhugli, Bedri Bylyku, Flamur Tartari, Agron Belishova, Anesti Kondili, Kel Naraçin (pas vdekjes), Jolanda Koçin (Osmanlliun) (pas vdekjes) Dhimitër Vavakon (pas vdekjes), Janko Theodhosin (pas vdekjes) janë nderuar me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”.
(ma.ar/BalkanWeb)