Islamistët shpallen fitoren në Tunizi
Islamistët e moderuar në Tunizi kanë shpallur se janë fitues të zgjedhjeve në vend dhe njëkohësisht deklaruan se do të respektojnë të drejtat e grave dhe të pakicave.
Të gjithë tunizianët do të trajtohen njëjtë, pavarësisht besimit fetar, gjinisë, apo prejardhjes sociale, siguruan anëtarë drejtues të Lëvizjes Ennahda në Tunis.
Në zgjedhjet për asamblenë legjistative të dielën, zgjedhjeve të para pas të ashtuquajturës "pranvera arabe", shumica e votuesve i dhanë votën islamistëve.
Si në Tunizi, ashtu dhe jashtë saj, ky votim konsiderohet si një test i rëndësishëm për një demokratizim në botën arabe.