E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohet trysnia ndaj Italisë

Në marrëdhëniet midis Angela Merkelit dhe Nicola Sarkozysë ka të krisura e fërkime që të vënë në mendime.

Por në një pikë, të dy peshat e rënda të eurozonës janë të të njëjtit mendim: Italia duhet të nisë më në fund një kurs të qartë reformash dhe ta bëjë këtë të mërkurën, në takimin vendimtar të nivelit të lartë të BE-së.

Prandaj të dy i folën ca fjalë me kryeministrin italian, Silvio Berlusconin:"Ne e bëmë shumë të qartë se Italia është një partner i rëndësishëm për zonën e euros dhe se duhen bërë të gjitha përpjekjet që ajo ta mbajë këtë përgjegjësi." Kështu u shpreh Merkeli.

Italia është e varur në mënyrë akute që të tjerët ta ndihmojnë.

Borxhi shtetëror arrin thuajse dimensione greke. Interesat ndëshkuese për marrjen e parave të reja kërcyen në shtator kaq lart, sa Banka Qendrore Evropiane u detyrua të blinte në mënyrë masive hua shtetërore italiane.

Dhe nëse tani po kërkohet një levë, për t'i dhënë më shumë forcë ombrellës shpëtuese të euros, kjo bëhet në radhë të parë duke pasur parasysh Italinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›