Islanda Ja si po e hartojne njerezit e thjeshte kushtetuten e re
Ishulli i ftohte vullkanik dhe pak i populluar ka mbajtur dje nje votim shume te pazakonte. Njerezit kane votuar per njerezit apo me mire per zgjedhjen e atyre qytetareve te zakonshem qe se bashku do te hartojne kushtetuten e re permes ushtrimit te drejtperdrejte te demokracise. Kjo vote dhe ky ndergjegjesim ka lindur nga germadhat e shkaterrimit qe shkaktoi kriza e madhe e bankave dhe ajo financiare ne vendin ne skaj te kontinentit. Qindra njerez jane duke kerkuar shansin qe te kene mundesine te jene 1 nga 31 te perzgjedhurit qe do te formojne Asamblene Kushtetuese e cila do te thirret ne fillim te vitit te ardhshem. Ky zhvillim eshte shnderruar ne nje burim te madh krenarie per Islanden e cila keto dy vjet u gjunjezua dhe u perfol keq ne arenen nderkombetare per qendrimin qe pati ndaj problemeve financiare qe ne fakt u shkaktuan jo nga populli por nga makuteria e bankiereve te huaj qe u dhane hua te pabaza bankave te vendit. Kjo eshte hera e pare ne historine e botes qe Kushtetuta e nje kombi rishikohet ne nje menyre te tille pra permes nje procesi shume demokratik deklaroi zedhenesja e komitetit qe eshte caktuar te organizoje Asamblene Kushtetuese. Islanda nuk e ka shkruar kurre Kushtetuten e saj. Pasi fitoi pavaresine nga Danimarka ne vitin 1944 mori ne perdorim Kushtetuten daneze beri disa amendime ne disa nene dhe ligje te caktuara dhe zevendesoi fjalen mbret me fjalen president. Por riparja e Kushtetutes ka qene vazhdimisht ne axhende te drejtuesve te shtetit. Presionin me te madh qeveritaret e paten per ta bere nje gje te tille ne vitin 2008 me rastin e kolapsit ekonomik nje ngjarje qe shkaktoi shume trazira dhe tronditi te gjithe qytetaret e thjeshte te ishullit qe deri me atehere gezonte nje standard mjaft te larte jetese dhe ishte shnderruar ne shembull te begatise. Kjo shembje e ekonomise beri qe islandezet te mos rrinin duarkryq por te protestonin para godines se Parlamentit te tyre ndaj kesaj situate dhe tentativave per tia vene popullit ne kurriz barren e pagimit te borxhit te madh. Kriza u pa vetem si nje deshtim i ekonomise por edhe i sistemit te qeverisjes dhe gjithashtu deshtim i agjencive rregullatore. Te shumte ishin ata qe menduan se nje ndryshim kushtetues pas ketyre ngjarjeve ishte i domosdoshem per te mos lejuar perseritjen e situatave te tilla ne te ardhmen. Nder keto ndryshime duhet qe te perfshiheshin edhe dallimet me te qarta te ndarjes se pushteteve. Per qytetarin e thjeshte eshte shume e rendesishme qe te marre pjese ne menyre te drejtperdrejte ne rishikimin e Kushtetutes. Ne shpresojme qe kjo Kushtetute e re do te jete nje marreveshje qe do ta coje vendin drejt rindertimit e ripajtimit dhe per nje gje te tille duhet qe pjese e ndryshimit te behen te gjithe ka deklaruar Kryeministrja e Islandes.
Ky moment duket si nje tjeter pike kthese ne historine e vendit e cila keta dhjetevjecaret e fundit ka pare ndryshime te medha. Se fundi vendi nordik me nje popullsi prej 320 mije banoresh nga nje vend qe konsiderohej mrekulli ekonomike u shnderrua ne nje vend qe u perfshi nga kriza ne menyre shume serioze. Ishulli i pushtuar nga vikinget qe per shekuj me radhe kishte jetuar vetem permes peshkimit u shnderrua ne nje pikeprerje te bizneseve te medha dhe te finances nderkombetare dhe kjo ndodhi me nje shpejtesi te jashtezakonshme. Investitoret islandeze ishin bere shume te rrezikshem ne te gjithe bote. Por kriza financiare globale nxori ne pah mjaft dobesi dhe shkaterroi politiken dhe ekonomine e vendit. Bankat e tij pesuan kolaps ne tetor te vitit 2008 dhe me to pesoi deshtim edhe monedha vendase krona. Papunesia u rrit dhe po ashtu u rrit edhe kostoja e jeteses. Perqindjet e kredive ne valute te huaj u trefishuan per shkak te uljes se jashtezakonshme te krones. Ne keto rrethana islandezet qe jane njerez me shume ndergjegje dhe njeherazi edhe me mendje te hapur nisen qe te analizonin vlerat thelbesore te shoqerise se tyre. Inati dhe rebelimi u shtua shume dhe u fajesua sektori privat per grykesi dhe mungese kompetence. Nje dite te bukur islandezet u zgjuan perballe faktit te ashper se vendi i tyre qe kishte qene per shume vite me radhe si nje nga vendet me nje shkalle shume te ulet korrupsioni ishte ne fakt i zhytur ne korrupsion. Nje gje e tille u konfirmua edhe nga nje raport prej 2000 faqesh qe pasoi nje hetim te posacem parlamentar. Raporti tregonte se themelet e shoqerise islandeze ishin kalbur dhe ne kete rast duhej ripare i gjithe themeli i vlerave te shoqerise dhe gjithe korniza shoqerore e saj. Besimi i njerezve te qeveria ishte shume i pakte dhe vetem nje marreveshje e re dhe mbi baza te reja mes popullit dhe pushtetareve do te mundesonte ndryshimin e situates dhe daljen e vendit nga kriza. Asambleja Kushtetuese do te perbehet nga 31 delegate numri perfundimtar i percaktuar edhe nga nje raport i drejte gjinish dhe barazie. Kjo Asamble perbehet nga qytetare te zakonshem qe do te zgjidhen nga nje vote personale e drejtperdrejte. Te gjithe kane mundesine qe te zgjidhen dhe te zgjedhin me perjashtim te Presidentit ligjvenesve dhe komitetit te caktuar per te organizuar Asamblene. Kjo Asamble do te hartoje nje projekt te ri kushtetues vitin e ardhshem dhe per kete do te perdoret materiali i mbledhur me verejtje dhe propozime te drejtperdrejta nga 1000 islandeze te anketuar nga mosha 18 deri 89 vjec. Ata qe konkurrojne per 31 vendet e komutetit jane njerez te zakonshem nga shtresa profesione dhe arsim te ndryshem. Ka mes tyre shofere mjeke mesues studente shtepiake. Te gjitheve u eshte dhene koha e duhur per ti bere te njohura platformat e tyre. Ata qe do te zgjidhen do te marrin nje pagese te njejte me ate te deputeteve islandeze per sa kohe qe do te zgjase shikimi dhe rishkrimi i Kushtetutes. Nje kandidat nje profesor ekonomie ne universitet ka bere nje paralele mes Islandes dhe Afrikes se Jugut duke thene se nje vend qe ka perjetuar nje tronditje te madhe ka nevoje per nje rifillim te ri. Nje vend qe ka vuajtur nje shkaterrim te madh moral dhe ekonomik ka nevoje per nje rifillim te ri dhe te paster. Ne duhet qe te sigurohemi qe ajo neglizhence dhe gabime te tjera qe na cuan drejt shkaterrimit te mos perseriten me ne te ardhmen ka deklaruar profesori.