Me 28 Nentor gjermanet ekzekutuan nje familje
Me ardhjen e pluralizmit politik cdo fundnentori rikthehet debati se cila eshte data e clirimit te Shqiperise 28 apo 29 Nentori i vitit 1944 Interpretimet politike qe i behen dites se Clirimit ku te djathtet pretendojne 28 Nentorin dhe te majtet 29 Nentorin per fat te keq kane ndare ne dy kampe historianet madje dhe ata qe luftuan. Njera pale mbron 28 Nentorin dhe tjetra mbron 29 Nentorin si date te Clirimit te vendit. Por pertej interesave te politikes dhe argumentimeve pasiononte gazeta Shqip ka arritur te siguroje disa prova per te krijuar bindjen e forte se data 29 nentor e vitit 1944 eshte dita kur vendi eshte cliruar nga pushtuesi gjerman. Duke qene se Shkodra ishte qyteti i fundit i cliruar eshte me se normale qe edhe deshmite kryesore per daten e clirimit te vijne nga ky qytet.
Deshmitare te asaj kohe rrefejne me fakte se naten e 28 Nentorit ndryshe nga sa pretendohet pushtuesit gjermane jo vetem qe nuk jane larguar nga Shkodra por kane kryer disa vrasje ne qender te qytetit. Keshtu ne baze te certifikatave te vdekjes por edhe deshmive te te mbijetuarve vertetohet se mbremjen e 28 Nentorit gjermanet kane ekzekutuar kater pjesetare te familjes Berberi ne lagjen Mehalla e Cakajve. Qamil Berberi ishte pergjegjesi i njesitit gueril per pjesen lindore te qytetit dhe me pas ai eshte shpallur deshmor lufte. Mbremjen e 28 nentorit ai u kthye ne shtepi per te marre ushqime per shoket por ne momentin qe ka dale nga banesa ai u qellua nga autokolona gjermane. Babai i tij nena dhe motrat dolen te dera e shtepise per te pare cfare ndodhi dhe ne ate moment e gjithe familja u qellua per vdekje nga gjermanet nderkohe qe njera nga motrat vdiq pas disa ditesh ne spital. Gazeta Shqip per te vertetuar saktesine e kesaj ngjarjeje sjell disa fakte bindese per ngjarjen. Ne arritem te nxjerrim kater certifikatat e vdekjes se familjes Berberi per te pare se kjo masaker korrespondon me pretendimet se ngjarja ka ndodhur me 28 Nentor te vitit 1944. Kjo verteton se Shkodra naten e 28 Nentorit kontrollohej mjaft mire nga gjermanet dhe nuk mund te pretendohet se Shkodra dhe Shqiperia jane cliruar me daten 28 nentor te vitit 1944. Per te perforcuar ndodhine e asaj ngjarjeje gazeta Shqip boton foton e dates 29 Nentor 1944 kur ne momentin qe festohej dita e clirimit te Shqiperise ne lagjen Mehalla e Cakejve nxirreshin kater arkivolet e familjes Berberi. Nderkohe masakra gjermane e 28 Nentorit e vitit 1944 eshte e botuar edhe ne librin e titulluar Portrete Deshmoresh te LANC te Shkodres botuar nga veterani Vehbi S. Fisha ku mes te tjerash shkruhet se naten e 28 Nentorit te vitit 1944 pervec familjes se Qamil Berberit u vrane dhe plagosen te tjere banore te Shkodres. Per koincidence nata e 28 Nentorit te atij viti ishte nate Bajrami. Ate nate furrtari i lagjes Luigj Urbani qe kishte furren afer vendit te ngjarjes kishte punuar deri vone. Ai kishte mbyllur porten e jashtme te furres pasi kishte degjuar krismat e armeve. Por rreth ores 2330 kur furrtari mendoi se gjermanet ishin larguar hapi porten per te pare cfare kishte ndodhur dhe ne ate moment nga autoblinda gjermane qe ishte fshehur aty prane qellon per vdekje edhe furrtarin Luigj Urbani. Po aty ne ate rruge eshte qelluar nga nje distance e larget nga autoblinda duke e plagosur lehte ne kembe nje banore e asaj lagjes Gjushe Dibra thuhet mes te tjerash ne liber.
Deshmite dhe certifikatat e vdekjes se familjes Berberi jane nje argument per te vertetuar besuar se 28 nentori nuk kishte asnje mundesi te quhej si dite e clirimit te vendit. Ne si gazetare publikojme faktet historianet le te vendosin se ne cilen dite eshte cliruar Shqiperia.