E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria favorite për në 15 këngët e para në Eurosong



Lajme të mira nga arena muzikore e Oslos.Deri tani nga bastet mediatike në Norvegji, Shqipëria hyn në pesëmbëdhjetshen e Eurosong 2010 edicionit të 55-të të festivalit të këngës europiane.
Kënga "Nuk mundem pa ty" me videoklipin, e realizuar nga regjisori Pali Kuke dhe Postproduksion të realizuar në Los Angeles është e ngjeshur në metafora vizive. Për prezantimin e këngës është investuar më tepër se 6 përfaqësimet e tjera, u angazhuan tre përkthyes të anglishtes dhe ndryshe nga vendet e tjera të rajonit si Mali i Zi, Maqedonia apo Serbia, Shqipëria do të këndojë vetëm në anglisht.
"Nuk mundem pa ty", me muzikë dhe tekst të Ardit Gjebresë dhe Pirro çakos u vlerësua me çmimin e parë në Festivalin e 48-të të Këngës në Radio-Televizion. Regjistrimi i "Its all about you"është bërë në studion "Cabin Studio", të Londrës kurse miksimi nga studio italiane "Softworks" dhe masterizimi nga "Sterling Sound" në New York.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›