Presidentët i përgjigjen pozitivisht ftesës së Topit
24/06/2009 Takohen Sejdiu, Ivanov dhe Vujanoviç
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, i Malit të Zi Filip Vujanoviç dhe i Maqedonisë Gjorgje Ivanov kanë mbërritur pasditen e djeshme në Vlorë me ftesë të Presidentit të Republikës Bamir Topi, duke iu përgjigjur pozitivisht asaj. Ata janë pritur pasditen e djeshme nga Presidenti i Republikës Bamri Topi, me të cilin kanë ndarë vlerësimin mbi rëndësinë dhe domethënien e një takimi të tillë të nivelit më të lartë të përfaqësimit të katër vendeve fqinje: Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kosovës. Presidentët shprehën besimin se tezat që do të diskutohen në bisedimet dypalëshe, mendimet e shkëmbyera mes tyre për çështjet më bashkëkohore dhe thelbësore, që prekin aktualisht vendet tona dhe njëkohësisht ato që shqetësojnë rajonin ballkanik në përgjithësi, po ashtu dhe vlerësimet e sugjerimet konkrete që pritet të shpalosen në to, do të jenë një tjetër kontribut me rëndësi në shërbim të forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes këtyre katër vendeve fqinje në përmbushje të interesave të ndërsjella dhe në kuadër të integrimit euroatlantik. Presidentët vlerësuan në mënyrë të veçantë rëndësinë e këtij takimi në përforcimin e një imazhi të ri të vendeve tona dhe të Ballkanit Perëndimor si një hapësirë e qetë, e cila vlerësohet pozitivisht dhe me optimizëm dhe ku orientimi i përbashkët drejt integrimit evropian dhe atlantik, e veçanërisht nxitja e kësaj politike po dimensionon pozitivisht rrjedhën e zhvillimit të vendeve të rajonit tonë. Ata ritheksuan se përpjekjet e vendeve dhe popujve tanë duhet të bashkohen drejt këtij qëllimi madhor, që do të thotë më shumë mundësi, më shumë demokraci dhe më shumë zhvillim për të gjithë ne.