E Diel, 1 Nëntor 2026

Koleksioni i letrave të Marlene Dietrich shitet 3 mijë euro

Një koleksion prej 130 letrash të aktores me origjinë gjermane Marlene Dietrich u shit në ankand dje për 3 000 euro bën të ditur shtëpia berlineze e shitjeve ''J.A. Stargardt''. Aktore dhe këngëtare e lindur në Berlin në vitin 1901 në Berlin, Marlene Dietrich i pati fillimet e saj në teatër, përpara se të njihte suksesin në ekranin e madh me filmin "Engjëlli Blu" i Joseph von Sternberg, muzë e të cilit ka qenë për një kohë të gjatë. Kundërshtare e ashpër e regjimit nazist, ajo mërgoi në SHBA dhe fitoi kombësinë amerikane në vitin 1937. Mbështetja e saj për trupat amerikane gjatë luftës i kushtoi kritika të ashpra në shtyp pas kthimit të saj në Gjermani në vitin 1960. Marlene Dietrich, që i dha fund përfundimisht karrierës së saj në vitin 1975, vdiq në Paris në vitin 1992. Koleksioni i letrave, i vlerësuar fillimisht 4 000 euro, u ble nga një person që u paraqit me telefon, dhe identiteti i të cilit nuk u bë i ditur. Njëqind e tridhjetë letrat, ku mungojnë disa faqe janë shkruar ose marrë nga aktorja me fillimit të viteve '60 e deri në fund të jetës së saj. Në këto letra, disa prej të cilave shumë private, që Marlene Dietrich ia drejton kostumierit suedez Max Goldstein (1925-2008), ajo qorton atë që me dashuri i drejtohet "Mago" që "nuk gjen kohë për të" dhe ankohet për "qetësinë që e rrethon". Vëllai i kostumierit i kishte gjetur letrat në shtëpinë e tij pas vdekjes së tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›