Dones në gjuhën polake. Gati "Lufta e vogël e përsosur"
Në vjeshtë 2010 del në gjuhën polake romani "Hana" (titulli shqip) i shkrimtares shqiptare Elvira Dones. "Zaprzysiona dzieëica" (titulli polonisht) është përkthyer nga nga Anna Gogolin nga origjinali italisht "Vergine giurata" (Botimet Feltrinelli, 2007).
E boton së shpejti "DodoEditor" me qendër në Krakov.
Autorja ka njoftuar në faqen e saj elektronike se tetorin e ardhshëm, nxjerr në dritë projektine ri letrar.
Është fjala për romanin e paralajmëruar tashmë "Luftë e vogël e përkryer", shkruar ashtu si dhe "Hana" në italisht me titullin "Una piccola guerra perfetta". Ky do të jetë bashkëpunimi i parë i Donesit me shtëpinë prestigjioze botuese Einaudi në Torino. Vepra të cilën e quan roman non-fictional, "rrëfen për 78 ditët e bombave mbi Kosovë e Serbi".
Autorja e shkroi këtë rrëfim mbi bazë të të dhënave nga terreni që mblodhi në Kosovë para disa viteve. Me këtë ajo shpreson të ketë kryer një detyrë "ndaj asaj që Kosova përshkoi për të mbërritur aty ku është sot".