E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ismaili, presidenti i Shkumbinit te Kastrioti?

E bujshme me Xhavit Ismailin. Presidenti aktual i skuadrës së Shkumbinit mund të ndryshojë skuadër. Ismaili pritet të ndërpresë financimet në skuadrën peqinase dhe të marrë drejtimin e skuadrës së Kastriotit. Pasi nga skuadra krutane u larguan dy presidentët, Kujtim Baholli e Shkëlzen Zhilli, biznesmeni I suksesshëm në ndërtime tashmë duket se do të marrë drejtimin e Kastriotit. Në një bisedë telefonike për "Ora Sport", Xhavit Ismaili nuk e ka përjashtuar mundësinë që të marrë drejtimin e Kastriotit.
"Ende nuk kam vendosur por gjithcka është e mundshme",-ka thënë presidenti aktaul i Shkumbinit. Rezultatet jobindëse në këtë sezon me skuadrën e Shkumbinit, por edhe fakti që ekipi i Kastriotit tashmë do të ketë një stadium të rikonstruktuar dhe është më pranë kryeqytetit, mund të spostojnë vëmendjen në një tjetër ekip.
Lajmi qarkullon prej ditësh në qarqet sportive, fill pas eleminimit në Kupë ndaj Elbasanit, e duket se Xhavit Isamili ka vendosur të ndryshojë "fanellë".
49- vjecari biznesmen në sektorin e ndërtimeve ishte në sezonin e parë të tijin në drejtimin e një skuadre. Shkumbini ishte lidhja e tij e parë me botën e futbollit si investitor. Një eksperiencë që nuk shkoi ashtu sic parashikohej në fillim të kampionatit. Ndoshta me Kastriotin, do të gjejë të tjera stimuj….

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›