E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani ne kerkim te talenteve shqiptare

Klubi legjendar kuqezi do të prezantojë në Tiranë një projekt ambicioz dhe emër shumë tërheqës: "Milan Junior Camp". Zyrtarë të shoqërisë së miliarderit italian Silvio Berluskoni do të vijnë më 17 mars në Tiranë, ashtu sic e kanë bërë edhe në 47 vende të botës.
Programi është në funksion të vëzhgimit të të rinjve të talentuar, por edhe me vlera sociale. "Milan Junior Camp" do të zhvillohet në Tiranë, nga data 30 qershor deri më 4 korrik 2008, në qytetin e Tiranës, në stadiumet "Qemal Stafa", "Selman Stërmasi" si dhe në ambientet stërvitore të Klubit të Dinamos.

Në të do të marrin pjesë djem e vajza nga mosha 6 deri në 16 vjec. Më parë është organizuar edhe në Greqi, Bosnjë-Hercegovinë, Serbi, Hungari etj. Prezantimi i këtij projekti do të zhvillohet të hënën në orën 11:00 në Tiranë, në ambientet e hotel "Sheraton".
Në konferencën e shtypit do të jenë të pranishëm Daniele Masaro, përgjegjësi për marrëdhëniet me publikun te klubi i Milanit, Franceska Pietra, menaxhere marketingu e projektit të të rinjve të Milanit, por edhe zonja Liri Berisha, presidente e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë "Domenick Scaglione".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›