E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Shqiperise, sot percaktohen 4 gjysmefinalistet

Kupa e Shqipërisë do të përcaktojë të mërkurën dhe 4 skuadrat gjysmëfinaliste, ku vetëm Tirana duket se është e qetë në arritjet e këtij objektivit. Ndeshja më e fortë e ndeshjeve të kthimit të turit cerekfinal është derbi I kryeqytetit mes Partizanit dhe Dinamos. Ndeshja e parë e zhvilluar javën e kaluar ka përfunduar me fitoren bindëse në shifrat 3-1 për blutë e drejtuar nga Ilir Daja.
Një sukses mjaft i rëndësishëm në ndeshjen ku pritëse ishte Dinamo. Këtë herë në "Qemal Stafa", Partizani kërkon shënimin dy golave për të bërë më tej. Një kualifikim në letër duket I vështirë, megjithatë të besuarit e Hasna Likës kanë dhënë provat se dinë të lkuajnë mirë dhe madje të dhurojnë edhe ndeshje me fitore të thella.
Takimi n ë fjalë do të gjykohet nga Albano Janku dhe do të luhet të mërkurën në orën 17:00 në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa".
Përballje e fortë do te jete edhe në Shkodër, në stadiumin "Loro Borici" aty ku Vllaznia do të presë Besën e Kavajës. 90 minutëshi i parë i zhvilluar në Kavajë ka përfunduar në barazim 2-2. një rezulotat që I jep avantazhe skuadrës shkodrane,. Në bankinë për vendasit do të jetë Dervish Haxhiosmanovic i cili do të zëvendësojë të larguarin Mirel Josa. Haxhiosmanovic e ka bërë të qartë se synimi I skuadrës shkodrane në këtë sezon është pjesëmarrja në Kupat e Europës ndaj një fitore në këtë ndeshje do të ishte një start mjaft i mirë I punës. Të njëjtin objektiv ka edhe Besa e Sulejman Starovës, sezoni I së cilit varet jo pak nga ky kompeticion.
Shumë punë do të ketë skuadra e Elbasanit në Niko Dovana përballë Teutës. Ndeshja e parë e zhvilluar në "Ruzhdi Bizhuta" ka përfunduar në barazim, 1-1 dhe janë durrsakët favoritë. Në luftën për të qëndruar në Kategorinë Superiore, ata tashmë kanë edhe një tjetër qëllim, të shkojnë sa më larg në Kupë. Ky kompeticion është jetik për skuadrën, lojtarët dhe stafin e Elbasanit. Verdheblutë nuk duhet të gabojnë dhe kualifikimi është tashmë I domosdoshëm për të shpëtuar sezonin.
Ndryshe nga 3 ciftet e para, Tirana e ka më të lehtë teksa do të luajë ndaj skuadrës së Kastriotit. Fitorja në ndeshjen e parë në shifrat 3-0 ka hipotekuar kualifikimin ndaj trajneri Sulejman Mema mund ti lejojë vetes që të bëjë disa ndryshime dhe të aktivizojë futbollistë të cilët nuk kanë pasur shumë hapësira në kampionat.
Koment i "Ora Sport"

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›