Pisha: Respekte Partizanit, kualifikohet Dinamo

Sokol Paja
Mbrojtësi i Dinamos Arjan Pisha ka deklaruar se ekipi i tij i Dinamos do të bëjë gjithcka që të kualifikohet në ndeshjen e nesërme ndaj Partizanit. Blutë dhe demat do të luajnë për turin cerekfinal një ndeshje derbi mes tyre. Përplasjet e deritanishme mes të dy ekipeve janë në favor të Dinamos ku në tre përballje dy i ka fituar Dinamo. Kapiteni i bluve deklaron se është shumë pranë realizimit të fitimit të dy trofeve me ekipin e Dinamos dhe momentalisht po bën të pamundurën që të fitojë me këtë ekip. Ai nuk e dëshiron një ftesë në kombëtare pasi kërkon që të japë maksimumin për ekipin e tij. "Kombëtarja ime është Dinamo". Pisha, keni fituar përsëri dhe gjendeni në krye të klasifikimit. Shorti ju favorizon, jeni të sigurt për titullin? Është e vërtetë që po shkojmë shumë mirë dhe kemi një ecuri të mirë deri tani. Ne po shkojmë drejtë asaj rruge më forcat tona sepse në cdo ndeshje po japim maksimumin tonë me cdo ekip qoftë ai. Si Tirana ashtu edhe Partizani mendoj se do të jenë rivalët tanë deri në fund të kampionatit. Ne i kënaqemi cdo pike të fituar në cdo ndeshje. Secili ekip që të jetë kundër nesh, ne do të luajmë me synimin e vetëm që të marrim tri pikë dhe vetëm kështu mund që të shkojmë drejtë titullit kampion, që është edhe synimi ynë madhor. Edhe pse fituam ndaj një ekipi të dobët të shtunën, për net ë gjitha ekipet kanë të njëjtën vlerë. Pra në luajmë për tri pikë në cdo takim. Si e mendoni ndeshjen me Partizanin për Kupën e Shqipërisë? Është një ndeshje shumë e vështirë. Unë do të dëshiroja shumë që të kualifikohej ekipi im, por nuk mund ta parashikoj një gjë të tillë. Unë kam shumë respekt për partizanin sepse është një ekip shumë i fortë sivjet dhe është rivali ynë i denjë si në kampionat dhe në kupë. Ne e kemi bërë gjysmën e punës. Do ia lëmë fushës gjithcka. Ndihemi pak të favorizuar pasi kemi fituar ndeshjen e parë por akoma nuk është zgjidhur gjithcka. Shpresojmë që edhe nesër të fitojmë dhe të kualifikohemi më tej. E prisni përsëri një ftesë në kombëtare? Kombëtarja ime është Dinamo. Aktualisht dua vetëm që t'i përkushtohem vetëm Dinamos dhe të fitoj gjithcka me këtë ekip. Kombëtaren momentalisht nuk e dua sepse edhe më parë kam qenë lojtar i kombëtares dhe tani për tani mendoj vetëm për Dinamon.