E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legjenda Papadhopulli, 75 vjeç dhe “Mjeshtër i madh”

Legjenda e futbollit shqiptar, Mico Papadhopulli, ish-president i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe president nderi i saj, festoi sot 75-vjetorin e lindjes, me një ceremoni madhështore ku nuk munguan si sekretari i përgjithshëm i kabinetit të Presidenti të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, zëvendësminisri i MTKRS-së, Ekrem Spahia, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, zëvendëspresidentët e FSHF-së, Bujar Kasmi e Lutfi Nrii, donatorët e Tiranës, Refik Halili e Shefikat Ngjela, drejtes të lartë të klubit legjendar Partizani, Bujar Labinoti e Genc Tomori, si dhe futbollistë e trajnerë të famshëm të klubit të kuq, Mico Ndini, Robert Jashari, Tomor Shehu, apo emra të mëdhenj të së kaluarës historike si Sulejman Maliqati, Mikel Janku, Gjergji Thaka, Bejkush Birce, Shyqyri Rreli, Mehdi Bushati apo menaxheri Alfred Bode.
Drekës "Gala", e shtruar në ish-hotel "Internationa;", ku disa vite më parë ishin dhe zyrat e FSHF-së, nuk i munguan emra të respektuar si komentatorët e njohur Ismet Bellova e Vladimir Grillo, gazetarë të njohur si Xhevdet Zeka e Dëfrim Methasani, pa haruar Altin B.Kodrën e TVSH-së.
"Presidenti Topi ka shumë respekt për Mico Papadhopullin, apo për ‘Dajën' sic e njohim të gjithë për kontributin e tij.", - tha sekretari i përgjithshëm i Presidencës, Aleksandër Flloko. "Presidenti i Republikës i jep zotit Mico Papadhopulli urdhërin ‘Mjeshtër i madh" për kontributin e rendësishëm për futbollin shqiptar në vite si lojtar, trajner dhe specialist i shquar".
"Do të dëshiroja në emër të Federatës së Futbollit, që të falenderoja Presidentin e Republikës për nderin që i ka bërë presidentit të nderit të FSHF-së, zotit Papadhopulli. Ky është një mesazh për kujdesin e Presindetit të Republikës për futbollin në vecanti dhe për njerëzit që kanë kontribuar në futboll dhe jo vetëm për ‘Dajën". Mico është një figurë komplekse me figurën e tij në futboll, ka kontribuar si futbollist, më pas si trajner dhe së fundi edhe si president i FSHF-së, vazhdon të drejtojë. Ai mbetet një njeri i dashur dhe i hapur për të gjithë. Unë jam i respektuar që t'i dhurojë një pllakatë mirënjohje dhe një fanellë të Kombëtares me numrin 3", - tha presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
"Në emër të Minsitrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve si dhe në vecanti të ministrit, zotit Ylli Pango, iu urojmë zotit Papadhopulli jetë të gjatë dhe shendët të plotë, për kontributet e vazhdueshme që ka dhënë në sport. Ministria jonë e ka propozuar zotin Papadhopullin pranë kryetarit të shtetit për t'i akorduar titullin e lartë "Mjeshtër i Madh" për kontribut të rëndësishin në zhvllimin e sportit e për kontributet që ka dhënë si sportist, trajner e si studiues. Megjithsë sot mbush 75-vjec, zoti Papadhopulli duket shumë i ri", - përshendeti zëvendësministri i Sporteve, Ekrem Spahia.
"Në emër të klubit Partizani dhe vecanërisht të presidenit të klubit, zotit Albert Xhani, falënderojmë presidentin e Republikës për nderin që i bëri një prej futbollistëve legjendarë të Partizanit. Jemi krenarë ne si lojtarë më të rinj të Partizanit, që kemi pasur fatin të ecim në gjurmët e një lojtari si Papadhopulli, ose shkurt sic na ka pëlqyer ta thërrasim githmonë, Daja", tha Genc Tomori drejtori teknik i klubit Partizani, duke i dhuruar edhe një bluzë të kuqe të Partizanit të sotëm me numrin 3 e me emrin "Daja".
Ceremonia përfundoi me një koktej të pasur, ku nuk munguan këngët e kënduar nga Refik Halili, kërcimet e Lutfi Nurit e Mikel Jankut, apo humori i Skënder Sallakut dhe poezitë e recituara nga Reshat Arbana. "E kujtojmë Dajën si një futbollist i madh, por unë dua ta kujtoj edhe për një detaj tjetër. Më ka borxh një autogol", - tha ish-portieri i Kombëtares dhe i Partizanit, Mikel Janku, duke sjellë në kujtesë një moment nga kampionati i vitit 1956, kur Besa barazoi 1-1 me Partizanin në Tiranë, pikërisht me autogiolin e Papadhopullit.
Gjithsesi, edhe pse 75-vjec profesor "Daja" ishte një djalosh i ri, madje kërceu si një balerin i vërtetë jo vetëm "kalinkën" ruse por dhe "napolonin" e Tiranës, të shoqëruar në "shiun" e derdhur të eurove të dhëna nga Rid Halili dhe tufën e trashë të 1000 lekeshve të Lut Nurit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›