E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ismaili dhe Halimi definitivisht në Shkëndijë

Futbollisti nga Tetova, Ilhami Halimi me datë 12 te dites se djeshme e ka patur që të paraqitet në gjyq për ti marë dokumentet për shkak të krizës që ekziston në klubin aktual të tij mirëpo ky vendim është shtyrë për një afat tjetër. Halimi për të mos humbur kohë ka udhëtuar për në Maqedoni ku do ti bashkëngjitet skuadrës së Shkëndijës. Pengesë për të do të jetë dokumentacioni për të marë nga skuadra e Llokomotiv Plodvivit mirëpo për shkak se skuadra në fjalë nuk ka kryer obligimet ndaj tij gjasat janë të mëdhaja që të ngel në klubin "kuq e zi" mesojne burimet e Albania-Sport pasi që paraprakisht ishte dakorduar me kryesin e klubit.
Nga ana tjetër futbollisti Ismail Ismaili nuk ka udhëtuar për në Bullgari me skuadrën e Makedonija Gjorce Petrovit për të zhvilluar ndeshjen kthyese ndaj skuadrës së Cërno Mores dhe është paraqitur si shikues në stërvitjet e ditës së premte ku skuadra e Shkëndijës i zhvillon tek terenet sportive te Univerzitetit te Tetoves.
Ismaili paraprakisht ka patur dy takime me drejtuesit e Shkëndijës ku është dakorduar por problemi qëndron te klubi i cili nuk dëshiron që ta liroje këtë futbollist. Kryesia e Makedonija Gjorce Petrovit ka dashur që ta dërgoj në Renove por Ismaili nuk ka pranuar dhe që nga dita e shtunë do të paraqitet në stërvitje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›